Atentati ndaj Bashës/ Flet për herë të parë Kryeprokurori Llalla

0
288

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka folur pas takimit urgjent që zhvilloi paraditen e sotme në Prokurorinë e Durrësit. Llalla tha se në takim është diskutuar për sasitë e mëdha të trafikut të drogës nga Durrësi drejt Italisë, ndërsa në lidhje me këtë çështje ka nisur edhe një hetim. Llalla tha se përgjegjësit do dalin para drejtësisë.

 

“Kemi diskutuar për problemin e trafikut të drogës në sasi të mëdha nga Durrësi drejt Italisë dhe për këtë çështje kemi nisur edhe një hetimet, ku përgjegjësit pritet të dalin para drejtësisë” – tha Adriatik Llalla.

Ndërkohë kryeprokurori është pyetur edhe për akuzat e kreut të partisë Demokratike për drogë në Manëz si dhe për akuzat e kreut të PD për atentatin. Ai u shpreh se nuk ka mbërritur ende dosja për këtë çështje.

“Nuk ka mbërritur ende dosja për atentatin. Kur të mbërrijë dosja do hetohet akuza”- tha Llalla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here