10 truke për të rigjetur vetëbesimin!

0
2078

Vetëbesimi nuk lind me njeriun. Pak më shumë besim në vetvete, përvojë dhe guxim mund t’ju ndihmojnë për të afirmuar personalitetin tuaj. “Ndryshe” ju sjell disa këshilla që t’ia dilni të përballeni me të tjerët dhe që të jeni më të shkathët.

Dëshironi të rigjeni vetëbesimin dhe të përballoni jetën me më shumë vetëdije? Këshillat tona mund t’ju ndihmojnë…

1-Kokën lart!

Sapo dikush ju shikon drejt e në sy, ju e hidhni shikimin poshtë dhe shmangni kontaktin…apo jo?! Mjaft u fshehët! Komunikimi nuk ndodh vetëm nëpërmjet fjalëve. Fjalët, tuajat si edhe ato të të tjerëve, janë të rëndësishme. Sigurisht, mos e ekzagjeroni dhe mos u fiksoni.

2-Kontrolloni frikërat!

Ju ndonjëherë keni një frikë paralizuese për situatat e reja. Në këtë mënyrë, ju përfundoni duke humbur energji dhe mendime, duke u përpjekur të fshihni nervozizmin tuaj. Në vend të kësaj, ju duhet të përpiqeni ta ktheni frikën tuaj në veprim: flisni, hapni tema të ndryshme me të tjerët…

3-Krijoni kontakte!

Të filloni një bisedë me një të panjohur ose edhe me një komshiun tuaj ju duket e pamundur? Socializimi, të paktën në fillim, shpesh është burim i sikletit dhe i ndrojtjes. Por të paktën përpiquni të krijoni kontakte në vend që t’i shmangni ato. Kjo do t’ju ndihmojë dhe do t’ju fuqizojë që të gjeni mënyrat më të mira për të krijuar marrëdhënie të reja.

4-Hidhuni!

Mos hezitoni të zbuloni ambiente të reja dhe të provoni përvoja të reja. Pak nga pak ju do të jeni në gjendje të përshtateni me kontekste të reja në fare pak kohë!

5-Mos kopjoni!

Sigurisht, ndonjëherë mund të jetë e dobishme të merrni si model dikë i cili është i sigurt me veten. Megjithatë, imitimi ka kufizime. Vetëbesimi manifestohet në mënyra të ndryshme, sipas personalitetit dhe stilit të çdokujt. Nuk mund ta krijoni qëndrimin tuaj duke kopjuar të tjerët. Kërkoni një mënyrë personale për të shprehur më mirë veten.

6-Jam më i miri!

Përdorni metodën e Coué! Përsëritini vetes “mund t’ia dal, mund ta bëj këtë gjë” ose “jam më i miri”! Sigurisht, të menduarit pozitiv ndonjëherë jep rezultate të diskutueshme! Por kjo nuk kushton asgjë dhe mund të jetë efektive. Ndonjëherë mjafton vërtet një gjë e vogël për të kaluar në anën fituese.

7-Bëjeni veten!

Të ulërasësh nuk është domosdoshmërisht një shenjë e vetëbesimit… por ajo sigurisht ndihmon për të krijuar veten. Kjo është më efektive se sa të mërmërisni me turp diçka duke e mbajtur dorën përpara gojës. Shikojeni bashkëbiseduesin tuaj gjithmonë në sy dhe flisni me zë derisa të jeni të sigurt që të tjerët po ju dëgjojnë shumë mirë.

8-Mos i vini vetes për qëllim objektiva të paarritshëm!

Mungesa juaj e vetëbesimit vjen nga një ndjenjë e dështimit të vazhdueshëm? Mos u frikësoni apo mos pranoni më objektiva të pamundura! Një nga çelësat e vetëbesimit është realizmi: duhet të njihni aftësitë ose mbi të gjitha, limitet tuaja!

9-Bëni hapa përpara, bëni progres!

Gjithmonë për të shmangur dështimet, duhet të njihni gabimet tuaja! Analizoni në mënyrë të saktë shkaqet e dështimeve të mëparshme, profesionale dhe private. Mos përsërisni të njëjtat gabime, kjo do t’ju ndihmojë që të përmirësoheni…

10-Lëvizni!

Zgjidhni një palestër afër shtëpisë! Mbi të gjitha regjistrohuni në kurset që përshtaten me nivelin tuaj, për t’u takuar me persona që kanë të njëjtën përvojë si ju. Fitoret që do të merrni nga aty do të japin një ide më të qartë për aftësitë që keni. Deri në atë pikë saqë në pak kohë do të habiteni me veten për progresin që do të keni arritur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here