Standard.al

Seks dhe kokainë, merr fund ‘la dolce vita’ e trafikantit shqiptar të drogës. Emri

0

Ai bënte një jetë të shthurur mes drogës dhe seksit në Savona të Italisë, por ‘la dolce vita’ ka përfunduar pas arrestimit nga policia italiane.

28-vjeçari Erjon Stafa kishte lidhje të ngushta me VIP-a, të të gjitha fushave kryesisht me doktorë e dentistë rreth të 40-tave.

Pjesë e klanit të tij ishte edhe një ish-miss Savona, një bukuroshe 30-vjeçare që kishte në pronësi një sallon bukurie në qytet ku adresonte klientët e saj për blerjen e kokainës.

Duke pasur parasysh marrëdhënien me yje të muzikës dhe televizionit, të gjithë emra të njohur në Savona, ai bënte shpërndarësin e kokainës për ta madje edhe në provinca, shkruajnë sot mediat lokale.

Stafa, pak para arrestimit të tij i kishte dërguar një mesazh bashkëpunëtorëve të tij ku shkruhej “Jemi të gjithë në të njëjtën varkë”.

Në shtëpinë e tij në Celle u sekuestrua kokainë dhe disa telefona celularë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.