Meshkujt tregojnë çfarë e bën një grua të ‘përshtatshme’ për t’u martuar me të – përgjigjet do t’iu befasojnë

0
Couple agruingm stadning in the open window at home in the morning.

Nëse aksidentalisht keni udhëtuar në kohë në vitet e 1950’ta dhe jeni brengosur nëse jeni “material për grua”, atëherë Reddit mund ta ketë këtë përgjigje.

Një grup meshkujsh kanë japë përgjigjet e tyre për ta bërë të qartë këtë dilemë të kamotshme, në një postim të fundit ku ishin pyetur meshkujt se çfarë shikojnë në një grua që e bën atë të përshtatshme për t’u martuar

Përgjigjet e tyre mund t’ju befasojnë. Ose edhe jo.

A keni menduar ndonjëherë për këtë?

“Unë e dua dikë me të cilën mund të argumentojë (dhe e cila argumenton me mua), por pa e kthyer këtë në një fjalosje.

Dikush që më tregon për gjepurat që i kam thënë apo bërë, dhe që nuk ‘çmendet’ kur ia rikujtoi unë gjepurat e saj.

Më parë do të isha me dikë e cila më sfidon dhe më bën t’i ri-mendoj gjërat, sesa me dikë që përpiqet të jetë e mirë dhe e ëmbël tërë kohën.”

Zonja – keni më shumë vetëbesim

“Ajo dashuron atë që bën, brengoset për veten po aq sa brengoset për mua dhe buzëqeshë shumë.”

Nuk është gjithçka rreth pamjes së jashtme

“Pamja fizike, shëndeti, pasuria, gjithçka ndryshon… Prandaj, si mund të martohesh me gruan më “hot” në botë, por që urren të mësojë dhe të lexojë? Më fal, por lamtumirë! Një femër tërheqëse, e edukuar, por e shkel dinjitetin e tjerëve? Më fal, por prapë lamtumirë!”

Disa meshkuj vetëm e duan një shoqe të ngushtë

“Një shoqe të ngushtë. Nëse mund të qeshim me orë të tëra rreth një gjëje budallaqe, ta ndajmë ushqimin, të na merr gjumi duke lexuar/shikuar diçka budallaqe apo të ngecemi në një situatë të palakmueshme dhe të qeshim sepse na duket aventurë interesante… atëherë kjo është vajza që e kërkoj”.

Couple embracing

Mësoni ta përpini krenarinë

“Vetë-dijësimi. Nëse jeni gabim, pranojeni dhe kërkoni falje. Gjithmonë e nxitë veten ta bëjë të nëjtën gjë”.

Nëse gjithçka dështon, mos u bëni një nga këto tri gjëra…

“Mos u bëni psikopate. Mos u bëni tradhtare. Mos u bëni shumë selektive rreth ushqimit”.

Tani, zonja – çfarë kërkoni ju tek një mashkull?