“Lumi me të rinjtë e PS do marrë para çadrën”, vjen reagimi i PD: Flasin ata që ecjen në karrierë e kanë mbrapsht

0
261
Foto; Hamza Hatika

Pas deklaratave nga ministrja e Mirëqenies Sociale Olta Xhaçka sot, se lumi i me të rinjtë e PS do e marrë përpara çadrën ka ardhur edhe reagimi nga kampi opozitar.

 

Është sekretari për aksionin qytetar në PD, Ervin Salianji i cili e quan dështim mitingun e sotëm të PS-së me të rinjtë, ku sipas tij gjimnazistët u sollën duke iu bërë presion prindërve ne administratë.

Për më tepër Salianji thotë se ‘flasin ata që ecjen në karrierë e kanë vetëm mbrapsht”.

“Dështim spektakolar i Rilindjes! Përdorimi i autobusëve të gjimnazeve nga e gjithë Shqipëria, presion ndaj gjithë administratës publike për të sjellë secili fëmijët e përsëri hapësira para bashkisë ngjitur me Sheshin Skënderbej nuk mbushet dot nga Rilindja, një hapësirë që është dy herë më e vogël se çadra e lëvizjes qytetare e ngritur nga opozita!
Provokojnë dhe opozitën duke bërë presion me lugë çaji! Flasin dhe për marrje përpara këta që ecjen në karrierë ose në jetë e kanë vetëm mbrapsht!”, deklaron Salianji.

Salianji fb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here