Katër arsye pse nuk duhet të pini ujë frigoriferi

0
Bottles with water in refrigerator

Kur moti është i nxehtë, duket e pashmangshme të mos pish ujë të ftohtë. Megjithëse të shijon shumë, a e keni menduar ndonjëherë se çfarë dëmesh mund t’i sjellë kjo organizmit tuaj? Sipas ekspertëve të shëndetit, përveçse kënaqësisë që na jep një gotë e ftohtë uji, ajo nuk ofron asgjë të mirë për shëndetin.
Më poshtë, ju sjellim 4 arsye përse nuk duhet të pini ujë nga frigoriferi:

Loading...

Shkakton probleme për aparatin tretës
Pirja e ujit të ftohtë pengon procesin tretës pasi shkakton ngushtim të enëve të gjakut.

Dobëson sistemin imunitar
Të pish ujë të ftohtë menjeherë pas një vakti dobëson funksionet e metabolizmit dhe e bën atë më të ngadaltë. Ndonëse këto efekte janë minimale, kjo gjë varet nga organzimi i gjithësecilit prej nesh.

Uji i frigoriferit përkeqëson disa probleme shëndetësore.
Sipas European Society of Pediatric Allergy and Immunology, uji i ftohtë përkeqëson gjendjen e astmës dhe migrenës. Uji i ftohtë u shkakton dhimbje koke shumë njerëzve, ndaj nëse ndieni se koka ju dhemb fill pas pirjes së ujit e keni nga kjo.

Shkakton dhimbje fyti
Uji i ngrohtë ndihmon në krijimin e një mukoze mbrojtëse në rrugët respiratore, ndërkohë që uji i ftohtë bën të kundërtën duke rritur rrezikun të prekeni nga bakteret, viruset apo agjentët e jashtëm./Shije.al

Loading...

Lini nje pergjigje