Standard.al

Ja si detyrohen nxënësit me sms të marrin pjesë në takime elektorale (FOTO)

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar sot detyrimin e nxënësve të shkollave të mesme, sipas saj, që të marrin pjesë në takimin e kryeministrit Rama me të rinjtë e Tiranës që votojnë për herë të parë. Teksa poston disa sms të një nxënësi shkolle, Tabaku thotë se Rama detyron ata po detyrohen të dalin nëpër takime, në të kundërt nuk “përfitojnë” atë çka u mundësohet atyre që shkojnë.

 

“Po drejtoresha e shkollës ka dhënë urdhër që vitet e treta me mësuesit kujdestarë duhet të jenë sot në orën 6 e sheshi dhe nesër na e kanë pushim”, thotë nxënësi.

“Të gjithëve ua kanë bërë pushim, apo vetëm atyre që do shkojnë atje sot?”

“Ato që nuk donin të vinin zysha i tha që nesër do jeni në shkollë, ndërsa këto që do shkojnë e kanë të justifikuar ditën e nesërme”, përgjigjet ai.

Deputetja demokrate thotë se PS ka filluar tashmë fushatën elektorale, teksa akuzon ish-ministrin Tahiri se “ofendon këdo që nuk është socialist si injorant”.

“Ndërkohë që paska filluar fushata elektorale, ku një ish-ministër ofendon këdo që nuk është me PS si injorant, e një ministre kërkon ndryshimin (ia kërkon Ramës këtë), nxënësit e shkollave të mesme janë detyruar të shkojnë në takim dhe kush shkon në takim ka pushim nesër. Një denoncim që më erdhi nga një gjimnazist i Tiranës! Çdo gjë në funksion te pushtetit dhe shkollat, nxënësit e mësuesit! Fatkeqësi me regji qendrore!”, shkruan deputetja Tabaku.
17903785_1331501300271165_3543141071169504043_n

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.