Intervistë e pazakontë/ Ky është trafikanti i cili nuk i numëron dot se sa fëmijë ka vrarë (Video)

0
238

Gazetari britanik Ross Kemp ka gjetur dhe ka intervistuar trafikantin e fëmijëve, i cili ka thënë që më nuk i numëron se sa fëmijë ka vrarë dhe se kjo shifër mund të sillet nga 400 deri në 500 fëmijë.

Për këtë intervistë Kemp, i cili njihet për guximin dhe dokumentarët e tij, ka thënë që e kishte vështirë të përmbante lotët përderisa dëgjoi rrëfimin për vrasjet e këtyre fëmijëve.

“Intervistimi i një personi që thotë se ka vrarë 400 deri në 500 fëmijë, por nuk e di saktë sa është numri, më bëri të qajë” ka thënë Ross Kemp, transmeton Klan Kosova.

Gjate intervistës trafikanti “Mr.Kahn”, ka deklaruar që ka trafikuar rreth katër mijë vajza të reja, ndoshta edhe më shumë.

Tutje “Mr.Kahn” ka thënë që ka shitur vajza 12 vjeçare për seks, dhe në qoftë se ka pasur problem me shitjen e tyre apo ato kanë tentuar të ikin, i ka vrarë dhe i ka varrosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here