Standard.al

FOTO-GALERI/ Diçka e pazakontë ndodhi sonte në Çadrën e Lirisë…

0

Qëndrestarët e opozitës në Çadrën e Lirisë janë përballur me një surprizë që ka ndryshuar atmosferën sonte në ditën e tyre të 55 të qëndrimit në sheshin para Kryeministrisë.

Grupi kulturor i Lezhës ka performuar me valle dhe këngë duke ndezur atmosferën pak para se të merrte fjalën kreu i PD Lulzim Basha.

Në një kohë që PS kishte organizuar një miting elektoral me të rinjtë që votonin për herë të parë më 18 qershor në cadër u përcollën denoncime dhe akuza të forta.

Basha ka deklaruar se janë dy magazina droge, një në Manzë dhe një në Ishëm, për të cilat kanë dijeni vetë ai, kryeministri Rama, ish-ministri i Brendshëm dhe ministri i ri i Brendshëm.

Basha ka zbuluar edhe emrin e “pronarit” që sipas tij është Perlat Cullaj, kreu i policisë së Durrësit.

“Sot që flasim kam marrë mesazhe nga zyrtarë të policisë së shtetit që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e drogës në vend. E di unë, e di ai (për Ramën), ministri i Brendshëm se mu në Manzë, 30 kilometra nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë, e mbron  Perlat Cullaj që e ka emrin në listën e cdo agjencie ligjzbatuese ndërkombëtare, e di unë, e di ky (për Ramën) ministri, ish ministri por s’kanë guxim se s’janë këta bosët e Perlatit por është Perlati dhe droga bosët e këtyre.

Një magazinë tjetër me 20 ton drogë ndodhet në Ishëm. Për sot po e mbyll me këyto dy magazina”, u shpreh Basha.

Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.