Ditarët e shefit të SS Himmler zbulojnë fakte tronditëse nga tmerret naziste

1
342

Janë publikuar detaje tmerruese për jetën e përditshme të Heinrich Himmler, shefit nazist të SS, i cili çoi miliona çifutë drejt vdekjes në Holokaust.

Tabloidi gjerman Bild, është duke botuar pjesë-pjesë fragmente të ditarëve të kohës së luftës të Himmler, i cilat janë gjetur së fundmi në Rusi.

Një ditë, Himmler kishte shkruar se kishte një mesazh para se të urdhëronte ekzekutimin e 10 polakëve. Dhe, se i kishte pëlqyer ushqimi i shpejtë në kampin e koncentrimit, Buchenwald.

Ai po ashtu i kishte urdhëruar oficerët e SS që t’i trajnonin qentë të cilët do të mund t’i shqyenin në copa njerëzit në kampin Ausvict.

Historianët do t’i publikojnë ditarët e tij në një libër vitin e ardhshëm.

Himmler ishte qarku i elitës së Hitlerit, dhe mbante titullin zyrtar “Reichsfuehrer SS”.

Ai komandonte ekipet e pushkatimit të cilat vranë cifutë, polakë, të burgosurit e luftës sovjetikë, Roma dhe të tjerë të cilët kategorizoheshin si “inferior në mënyrë racore.”

Ditarët janë duke u studiuar nga Instituti Historik Gjerman i Moskës. Ato mbulojnë vitet 1938, 1943 dhe 1944 që u gjeten në një arkiv të ministrisë ruse të Mbrojtjes në Podlosk, një qytet ky afër jugut të Moskës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here