Blen në eBay një tank 35 mijë euro, ajo që gjen brenda është shokuese (VIDEO)

0

Një burrë i cili bleu një tank në eBay për 30 mijë funte (35 mijë euro) fitoi shumë më shumë nga vlera që kishte paguar për tankun.

Loading...

Kjo për faktin se, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai zbuloi disa shufra ari, vlera e të cilave thuhet se arrin në rreth 2,4 milionë euro, të fshehura në rezervuarin e karburantit.

Bëhet fjalë për Nick Mead, 55, i cili gjeti pasurinë e vlefshme derisa po riparonin tankun rus, së bashku me shokun tij mekanik, Todd Chamberlain.

Thuhet se Mead, po filmonte momentin derisa po kërkonte brenda tankut, gjegjësisht çdo hapësire të tij.

“Fillimisht nuk e dinim se çfarë të bënim. Më pas thirrëm policinë”, ka thënë ai.

Nick thuhet se ka një koleksion mbresëlënës prej 150 automjeteve ushtarake në “fermën” e tij në Helmdon, Northamptonshire, Angli. /Telegrafi/

Loading...

Lini nje pergjigje