Zgjedhjet e Presidentit/ Ruçi letër Metës: Mblidh Konferencë e kryetarëve dhe të caktojmë kalendarin

0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi i ka shkruar një letër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, të cilin e njofton për të nisur procedurat për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës.

Në letrën e tij, Ruçi i kërkon Metës që të mbledhë Konferencën e Kryetarëve dhe të caktojë kalendarin për të zgjedhur presidentin e ri.

Kryetari i grupit të PS kërkon që konferenca e kryetarëve të mblidhet ditën e nesërme në orën 10:00 para nisjes së seancës parlamentare, për të përcaktuar kalendarin e punimeve.

Lini nje pergjigje