Tre gra bëjnë kërdinë në Durrës, vjedhin duke bërë muhabet me shitësen (VIDEO)

0

Vjedhjet po shndërrohen në fenomene të rëndomta që ndodhin çdo ditë në Shqipëri, por kohët e fundit vihet re shtimi i raportimeve të femrave që po “guxojnë”, po luajnë me dinjitetin e tyre dhe po shtojnë rastet e vjedhjeve në masë.

Nga qyteti i Durrësit ka ardhur kjo video, në të cilën tregohet banda e organizuar e tre zonjave, të cilat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të vjedhur produkte kozmetike e çaj në një dyqan në qytetin bregdetar.

Është për t’u adhuruar mënyra se si këto zonja kuptohen me njëra-tjetrën vetëm me një shikim dhe bashkëpunojnë kaq mirë. Nëse do ta shfrytëzonin në ndonjë fushë tjetër me të vërtetë do të lavdëroheshin, por për vjedhje, është e turpshme.

Siç mund ta shikoni nga videoja e mëposhtme, është zonja në të djathtë të ekranit, ajo që hap çantën me lezet, shikon zonjën me të kuqe, e cila i bën shenjë që shitësja nuk po e shikon, zgjedh mallin që do të vjedhë dhe e fut atë në çantë. Ajo ka marrë një çaj bimor.

Më pas është zonja tjetër me xhupin e kuq që merr pa iu dridhur qerpiku një krem dhe e fut në çantë, ndërsa në skenë shfaqet edhe një grua tjetër, më në moshë se dy të parat, e cila është “shefja”, një esnafe e vjetër në këtë zanat, pasi nga mënyra se si bën vjedhjen, duket që është mjaft e stërvitur.

Ajo merr dy kremra, bisedon me shitësen dhe të trija largohen pa problem. Nuk kemi të bëjmë me raste të vjedhjes nga nevoja. Këto kremra për fytyrën nuk janë produkte bazike, jetike, por luksi dhe kjo është një vjedhje e hapur, e cila duhet të ndëshkohet.

Për më tepër, sipas raportimit të qytetarit, këto të treja veprojnë në grup bashkë dhe ky nuk është dyqani i parë ku është vënë dorë./JOQ.al/

Lini nje pergjigje