Si të hiqni përgjithmonë qimet e fytyrës, rreceta që nuk do tu lë asnjë fije

0
454

Qimet e fytyrës janë një ndër problemet më irrituese dhe të bezdisshme për femrat. Lëkura e fytyrës është shumë delikate, dhe si e tillë heqja e qimeve të fytyrës është shumë e dhimbshme.
Ky problem i bezdisshëm mund të zgjidhet me një depilim klasik. Por, pjesët e  ndjeshme të fytyrës mund të irritohen, skuqen dhe të bëhen me puçrra.
Nëse ju dëshironi të shpëtoni përgjithmonë nga qimet e padëshiruara të fytyrës, provoni këtë zgjidhje tërësisht natyrale të cilën gratë e Lindjes së Mesme e kanë përdorur për shekuj me radhë.
Përbërësit:
2 lugë miell qiqrash
1 lugë çaji shafran Indie
Qumësht ose kos
Përgatitja:
Miksoni shafranin e Indisë me miellin e qiqrave dhe shtojeni në një enë të vogël sëbashku me pak kos (ose qumësht). Përziejini mirë që të fitoni një masë të trashë dhe homogjene.Aplikojeni përzierjen në zonën ku keni qime në fytyrën tuaj.
Lëreni të veprojë për rreth 20 minuta, derisa ajo të thahet plotësisht.Fshijeni më pas fytyrën me një copë të pastër pambuku, ose me anë të një furçe, duke e zhytur herë pas here në ujë të ngrohtë.
Përdoreni këtë trajtim 3 deri në 4 herë në javë, për një muaj dhe rezultati do të jetë i mahnitshëm. Qimet e fytyrës fillimisht do të bëhen të holla, të zbehta dhe më pas do të zhduken plotësisht.


 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here