Krizë brenda mazhorancës/ Shpëtim Idrizi i kërkon Ramës marveshje të re: Deri tani jemi refuzuar

0
261

Pasi u rrëzua emri i tij për komisionin ‘ad hoc’ të vettingut, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka thënë se prej kohësh ka kërkuar një marrëveshje të re me Partinë Socialiste, por kjo nuk është realizuar.

“Pa dyshim vazhdojmë të jemi në një aleancë. Aleanca nuk vendoset nga një votim apo nga një mosmarrëveshje, megjithëse e arsyetuar ka qenë shumë më tepër një arsyetim i gabuar për të qenë pjesë e opozitës sesa rrëzimi i emrit tim”, tha Idrizi.

E përsëris prapë, sa më shumë aktorë politikë të marrin pjesë aq më shumë garanci do ketë reforma në drejtësi që të jetë e gjithë pranuar. Ne jemi pjesë e kësaj mazhorance. Ka pasur një diskutim të munguar prej disa muajsh midis nesh, me kërkesën tonë që të flasim për një marrëveshje të re, deri më sot nuk është realizuar”, tha ai për mediat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here