Video / Festa e çmendur e vajzave kuqezi, greket qajnë në fushë

0
473

Pas vërshëllimës finale në stadiumin “Elbasan Arena”, vajzat kuqezi kanë nisur festën në fushën e lojës për këtë kualifikim historik në eliminatoret e Botërorit.

Përqafime pa fund dhe emocione të jashtëzakonshme për të gjitha protagonistet e këtij suksesi, të cilave u është bashkuar edhe stafi teknik me trajnerin Grima e zëvendësin Sinani. Më pas, një festë me flamurin shqiptar dhe vallëzime entuziaste në fushën e lojës apo para tribunës, duke marrë duartrokitje të merituara.

Ndërkaq, futbollistet greke ishin shtrirë thuajse të gjitha në fushën e lojës të dëshpëruara dhe në lot për kualifikimin që i iku nga duart për pak minuta.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/1245023735596853/

https://www.facebook.com/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here