PDIU ‘shuplakë’ PS: Pasi shkatërruat kompromisin me opozitën, shkatërruat edhe kompromisin brenda shumicës

0
421

Kryetarja e Grupit Parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda edhe jashtë sallës së Kuvendit shprehu zhgënjimin për mospërzgjedhjen e Shpëtim Idrizit si anëtar të komisionit ad hoc për vettingun. Sipas saj, një gjë e tillë nuk e ndihmon marrëdhënien mes aleatëve.

“Është çuditshme si erdhën dy kandidatura në emër të PS. Së pari tentuan të kalonin PDIU si pjesë të opozitës. Por ne kemi dy vjet që kemi kaluar në koalicion me PS. Ne nuk kemi pasur ndërmend të bëhemi pjesë e kësaj farse. Pastaj zgjodhën këtë formë, pasi u shkatërrua proçesi mes mazhorancës dhe opozitës. Dua të them që ata duan ta kontrollojnë gjithë procesin, është ai, sovrani”,- sqaroi ajo.

E pyetur nëse “djegia” e kandidaturës së Idrizit do të ndikonte në marrëdhëniet mes aleatëve dhe nëse PDIU-ja do ishte sërish në koalicion me Ramën ajo u përgjigj: “Do kemi vendim shumë shpejt, do kemi një konsultim të gjërë më parë. Kjo nuk e ndihmon aspak marrëdhënien mes aleatëve, ishte një proces që u shkatërrua”,- përfundoi Doda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here