Nisma e re/ Të blesh qeset me lekë apo të kthesh qeset e marra

0
445

 

 “Bizneset dhe qytetarët nuk i bashkohen kësaj nisme pasi çmimi është i pajustifikueshëm, dhe në këtë mënyrë kjo nismë rrezikon edhe të dështoj nëse vazhdon me këto ritme”

 Anest Barjamemaj

Ka disa ditë që në Tiranë në supermarketet kryesore çdo kush që blen diçka dhe i duhet që ta marrë atë në qese, i duhet që edhe të paguajë. Kjo nismë deri tani është përqafuar nga disa rrjete supermarketesh, por ende në shumë dyqane të vogle duhet të paguash për të. Një qese kushton nga 3 deri në 5 lekë të reja. Nga shumë qytetarë kjo nismë u cilësua si e mirë, pasi do të ndihmohet mjedisi, por nga shumë të tjerë duket si një masë represive e cila kushton shumë në xhepin e tyre. Deri tani vetëm supermarket e mëdha janë bashkuar me këtë nismë ndërsa mijëra biznese të tjera po vazhdojnë ende me ritmin e vjetër, duke i dhen qeset pa asnjë kosto shtese.

 

Por përse ndodh kjo?

 

Nuk ka një sondazh ende në lidhje me mos bashkimin në masë më këtë nismë, por një prej arsyeje shihet si kostoja e madhe e klientëve. Bizneset vogla e që janë më të shumtat nuk kanë pranuar që tu shtohet një kosto me e madhe qytetarëve, nga blerja e qeseve. Sipas tyre kostoja është e madhe dhe nëse mbledhin blerjet e tyre për një vit, shtohet një tjetër taksë. Sipas nismëtarëve të kësaj nisme, kjo gjë bëhet për të reduktuar mbetjet në vend. Shqipëria sipas tyre do të jetë më e pastër, pasi të gjithë të bëhen pjesë e saj. Qeset janë një nga problemet kryesore që ndotin ambientin.

 

Por çfarë ndodh pas kësaj nisme?

 

Kjo nismë edhe pse duket sikur është e mirë dhe kursen ndotjen në mjedis, nuk sjell asnjë ndikim në mjedis. Pasi qeset do të përdoren përsëri dhe reduktimi do të jetë shumë i vogël. Të gjithë përsëri do blejnë qese dhe shumë pak do të jenë që do të përdorin. Kjo gjë shihet nga ritmi i vogël që  qytetarët po i bashkohen. Kjo shihet edhe të bizneset e pakta që janë bashkuar kësaj nisme.  Një pyetje tjetër që ngrihet për këtë çështje është se ku do shkojmë më ketë nismë?

Nisma deri tani është përqafuar vetëm nga 7 rrjete supermarketesh, por dhjetëra mijëra e kanë refuzuar.  Nëse bizneset nuk i bashkohen kësaj nisme nga frika se mos humbasin klientët, apo për arsye të tjera, a do të dështojë kjo nismë? Nëse do të vazhdohet kështu kjo nismë do të mund të quhet e dështuar, pasi pak njerëz e kanë përkrahur, pasi është bërë me detyrim nga marketi ku ata blejnë gjithmonë. Për një qytetar kjo është një kosto e madhe pasi në një ditë mesatarisht një familje përdor 10 qese. Nga llogaritë del që i duhet 50 lekë në ditë  vetëm për të blerë qeset plastike, të cilat më parë i merrte falas. Në një muaj  shpenzon 1500 lekë, dhe në vit 180000. Kjo do të thotë që është një taksë më vete, dhe afërsisht një rrogë mujore, nëse do të llogarisim si bazë rrogën minimale. Të shumta janë familjet të cilat marrin si rrogë këtë shumë që tani do t’ju kushtojë vetëm  blerja e qeseve për një vit.

 

Por a mund të përballohet kjo nëse nuk do të ketë subvencionim nga shteti dhe nëse nuk do të ketë lehtësira. Një prej gjërave që mund të bëhet në këtë rast për këto familje, por për të gjithë  që nga kjo nismë të fitoj dhe mjedisi është mbledhja e materialeve të tjera të riciklueshme. Nëse një qytetari i duhet të blejë një qese, ai të jap në market 1 shishe që e ka përdorur dhe është një produkt i ricikluar, në mënyra që atij të mos i shtohet kostoja. Nëse kësaj nisme do ti shtohej edhe kthimi i materialeve të tjera të cilat janë të riciklueshme dhe të kthyeshme, qytetari nuk do të dilte me humbje, kompanitë e riciklimit do të kishin lëndë të parë të pastër, dhe mjedisi do të ishte me pak i ndotur. Por kjo nismë e cila nuk ka pasur një debat publik nëse duhej bërë apo jo mendohet që të ketë një prapavijë. Nga koha që kjo nismë është bërë publike dhe filloi zbatimi, përkon me kohën e debatit për lidhin e importit të mbetjeve. Një nga arsyetimit kur ligji kërkohej të kalohej ishte mungesa e lëndës së parë për prodhim në Shqipëri, dhe kërkimi i saj nga jashtë. Kjo nismë e redukton akoma më shumë sasinë e mbetjeve pasi shumë qytetarë nga kostoja ne madhe që ka do të kursejnë blerjen e qeseve. Rrjedhimisht tregu i brendshëm do të ketë një mungesë të lëndë së parë e cila do të shkoj për riciklim. Nëse do të ecim sipas kësaj logjike, na çon te ligji për importin e mbetjeve. Pasi mungesa e lëndës së parë do të çoj në kërkim të saj nga jashtë. Prandaj një hije dyshimi lidhet me këtë ligj i cili po qëndron në sirtarët e parlamentit, dhe nga dita në ditë mund të kërkoj një miratim. Shpresojmë që arsyetimi të jetë i gabuar, pasi do të ishte katastrofë për Shqipërinë, nëse do të kishte lidhje nisma me importin e mbetjeve.

 

Fitimet

 

Kjo nismë ka një kosto për qytetarin por ka një fitim për kompanitë prodhimit t qeseve, apo për market të cilat i shesin ato. Kostoja e prodhimit të qeseve është e vogël jo aq sa është çmimi. Pasi nëse ka një logjikë biznesi malli që prodhohet duhet të mbuloj kostot, dhe të ketë një fitim të caktuar nga  shitja e produktit. Llogaritë të çojnë në një fitim të madh pasi llogaritet që në Shqipëri konsumohen rreth 500 milion qese në ditë, por kësaj nisme i janë bashkuar pak biznese dhe fitimi është më i vogël por përsëri i konsiderueshëm. Ende nuk dihet sa është fitim dhe nuk dihet se ku do shkojë ky fitim, që del nga xhepat e qytetarëve.

 

Firmat që do të mbeten pa punë, nga mungesa e qeseve

 

Kjo nismë mund të çojë edhe në një efekt bumerang  për kompanitë e riciklimit të cilat do të mbeten pa punë nëse lënda që ato përdorin do të jetë  e paktë në treg. Shumë prej tyre do të falimentojnë dhe do të ketë një reduktim të riciklimi. Reduktimi do të vij nga reduktimi i prodhimit të tyre. Pasi riciklimi është i varur nga konsumi i qytetarit, të cilët nga kostoja do të shpenzojnë më pak për të sjell një mungesë të qeseve për riciklim në treg.

 

……………………………………………………………………………………………………………

 

 

Nisma e bashkisë: Prej 10 ditësh , qeset plastike me pagesë

 

Nga data 2 prill, Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që nisi reduktimin e përdorimit të qeseve Plastike, duke i vënë një çmim 3 lekë për qeset e vogla dhe 5 lekë për qeset e mëdha. Duke i vlerësuar qeset plastike si ndotëse të mëdha dhe me efekte të parikuperueshme në mjedis, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nënshkroi me përfaqësuesit e shoqatës së supermarketeve kryesore marrëveshjen për kufizimin e përdorimit të qeseve plastike dhe për zëvendësimin e tyre nga trasta. Nga data 2 prill, qeset në supermarkete do të kenë një pagesë e cila pritet që të ulë dhe përdorimin e tyre nga qytetarët në Tiranë duke sjellë dhe eliminimin e një prej shkaktarëve kryesorë të ndotjes. “Duke filluar nga data 2 prill, qeset e vogla do të kushtojnë 3 lekë dhe 5 lek qeset e mëdha. Jo për të kompensuar çmimin, por për të qenë aty si një barrierë psikologjike që çdokush të thotë: Nuk e dua fare qesen dhe mjafton të përdor trastën time, apo rrjetën time apo çantën që kam sjellë nga shtëpia si e vetmja mënyrë se si ne mund t’i vëmë fre ndotjes që po i ndodh Tiranës”, tha Veliaj . Kreu i Bashkisë deklaroi se çdo vit Tirana prodhon 100 tonë qese çdo muaj, të cilat janë të majftueshme për të bllokuar kanalizimet apo për të ndotur lumenjtë. Veliaj theksoi se përmes kësaj nisme synohet edhe një jetë e shëndetshme për të gjithë ata që jetojnë në kryeqytet. “Sot është shumë e rëndësishme që ne të fillojmë me supermarketet kryesore në Tiranë me këtë politikë të re të pagesës modeste për qeset, thjeshtë për t’i dekurajuar njerëzit që të mos marrin qeset plastike. Dhe unë besoj se është vetmja mënyrë se si ne kontribuojmë në një qytet shumë herë më të shëndetshëm se sa ky që kemi sot”, tha ai duke shtuar se do të vijojë edhe puna për mbjelljen e pemëve të reja duke i çuar në vitin 2030 në 2 milionë pemë të reja.

 

……………………………………….

 

Reduktimi i qeseve plastike, 7 supermarkete i bashkohen nismës

 

Nismës së Bashkisë së Tiranës për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike i janë bashkuar edhe 7 rrjete supermarketesh të tjera, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryeqytet. Ato nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit me Bashkinë e Tiranës, duke u angazhuar të marrin masat për të ulur deri në ndalimin e plotë të përdorimit të qeseve plastike në pikat e tyre të shitjes. Marrëveshja u firmos dje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtuesit e 7 supermarketeve, të cilët ranë dakord që qeset plastike t’i shesin me një vlerë simbolike me qëllim dekurajimin e përdorimit të tyre, duke qenë se qeset janë edhe ndotëset më të mëdha të mjedisit. Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi gatishmërinë që kanë treguar këto kompani për të kontribuar në një qytet më të pastër, duke përdorur sa më pak material të dëmshëm për mjedisin. “Jam shumë entuziast sot, që nismës sonë për të reduktuar përdorimin e qeseve plastike në qytetin e Tiranës, i është bashkuar edhe një rrjet i 7 supermarketeve dhe besoj se detyra kryesore e tyre është padyshim që të kultivojnë një konsumator të përgjegjshëm, ushqim dhe produkte të shëndetshme, e që ruajnë standardin”, tha Veliaj, pas ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje. Ai theksoi se përmes kësaj nisme, jo vetëm që ruhet ambienti nga ndotja, por edhe kultivohet një qytetari e mirë. “Kemi probleme të panumërta në një qytet që është ndërtuar për 200 mijë banorë dhe sot ka 1 milionë banorë; shpesh kanalizimet bllokohen, po ashtu edhe impiantet e grumbullimit të mbetjeve, kazanët, gjithashtu në sheshpushimet e lagjeve, në këndet e lodrave shohim katastrofa mjedisore nga papërgjegjshmëria. Ndaj, është e rëndësishme që këto rrjete supermarketesh të bashkuara në këtë nismë me Bashkinë e Tiranës, të garantojnë një qytet më të pastër”, theksoi Veliaj. Veliaj e cilësoi si të suksesshme javën e parë të zbatimit të nismës, duke shtuar se këtë javë u reduktua ndjeshëm përdorimi i qeseve plastike nga qytetarët. “Duke parë ditët e para se si është reduktuar ndjeshëm përdorimi i qeseve plastike, vetëm nga fakti që ka hyrë një pagesë modeste, më mbush me shpresë për një Tiranë shumë më të pastër dhe për një Tiranë që eventualisht në një periudhë disa mujore, me gjasë do të reduktojë në maksimum përdorimin e qeseve plastike. Dua të falenderoj të gjithë ata qytetarë, duke filluar nga fëmijët që e përqafojnë të parët ndryshimin, duke vijuar me amvisat dhe ata që bëjnë pazarin, se po e çojnë Tiranën drejt një sjellje moderne, ku pavarësisht çfarë ndodh në politikat e mëdha, në politikat e vogla të qytetit, të gjithë po sillemi nga pak perëndimorë”, shtoi Veliaj. Prej një jave, në disa nga supermarketet që nënshkruan të parat marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës, nisma për reduktimin e qeseve po zbatohet me sukses, ku qytetarët të dekurajuar nga pagesa prej 3 dhe 5 lekësh kanë nisur të përdorin trastat e rrobës.

 

 

“Blerja e qeseve”, Sazan Guri: Nisma një show, pas saj fshihet diçka tjetër e madhe

 

“Problemi është që duhet inkurajuar tarifa e cila është një taksë e madhe nga qytetarët pasi në vit i bie të paguaj një taksë shtesë, ai e bën për të patur një taksë shtesë sesa për të shpëtuar mjedisin”

 

Nisma e re nga kryetari i bashkisë së Tiranës, për blerjen e qeseve me lekë u duk në fillim sikur ishte çdo shumë e mirë dhe në të mirë të mjedisit. Debati për këtë nisme nuk ka nisur ende mirë në publik, por shumë qytetarë shprehen të pakënaqur në lidhje me këtë nismë. Një prej ambientalistëve dhe eksperti mjedisor Sazan Guri, nxjerr disa probleme me këtë nisme. Sipas tij problemet janë të shumta, dhe kjo nismë është bërë pa një studim. Në intervistën për ne ai ka dhënë mendimin e tij, dhe ka shpjeguar probleme t që vijnë pas kësaj nisme. Në këtë intervistë ai ka treguar se si kjo nismë të bëhej më mirë dhe të ishte në favor të qytetarin dhe jo si një taksë e cila duhet paguhet me detyrim.

 

Si ju duket nisma e re që është marrë nga kryetari i bashkisë, për blerjen e qeseve më lekë për të gjithë?

 

Mendoj që nisma duhet vlerësuar, pavarësisht se është në një kohë shumë të keqe. Shoqatat mjedisore dhe studioja që unë përfaqësoj  prej vitesh kemi kërkuar edhe nga ministrat  e atëhershëm të mjedisit, edhe nga kryetarët e bashkisë, është kërkuar me studime se si në vend të arrinte dita që mbetjet e ricilkueshme të paguheshin nga qytetarët. Një nga këto mbetje është edhe qesja e plastikës e cila përbën një nga problemet, më të mëdha nëse vendi ynë do mbulohej nga qeset që shiten çdo vit, mund të formohej një trashësi rreth 1 metër.  Kështu që ka qenë e domosdoshme një nxitje, një lloj tendence për vendimmarrje, për të tarifuar qeset plastike. Si nismë është  për tu përshëndetur.

 

Si mund të bëhej më ndryshe kjo nismë, që të mos binte direkt te xhepi i qytetarit, mund t kishte një mënyrë tjetër për të mbledhur këto tarifa?

 

Ana e parë e medaljes duhet vlerësuar,  ana tjetër është që vendimmarrjet në Shqipëri janë në pozicion më të ulët se 500 vjet perandori. Mendohet që edhe vet sulltani e kohës kanë pasur njerëz që më parë pyesnin, dhe merrnin një farë vendimmarrje një farë opinioni. Edhe atëherë merrnin një mendim nga qytetarët, ndërsa sa vjen në këto vite të demokracisë  sidomos në çështjet e mjedisit edhe këtë herë nuk kemi thithej opinionesh nuk marrje vlerësimesh të ekspertëve. Për ti rënë shkurt jemi në një situatë kur nga njëra anë duhet vlerësuar nisma për trajtimin e mbetjeve, por nga ana tjetër jemi në një veprim jo të mençur sepse të tarifash vetëm mbetjet plastike dhe do të thotë që është një taksë e cila shpon me tej xhepin e qytetarëve shqiptar. Dhe nga ana tjetër nuk e bën atë që ti shpëtosh mjedisin, sepse mund të formohen mbetje shumë herë më tepër, të llojeve të tjera si kanaçet, plastikët, letra dhe metalet që janë 4/5 që nuk tarifohen.  Ky veprim është i njëanshëm, pasi në njërën anë e dekurajon qytetarin pasi ai nuk nxitet që të blej sa më shumë qese dhe nga ana tjetër i bën  një dëm të caktuar bizneseve të riciklimit sepse ato nuk kenë më mundësi e sasisë që  ato kërkojnë për qese plastike. Por nga ana tjetër ke ndihmuar mjedisin që ti nuk ke sasinë e pakontrolluar të mbetjeve të plastikës.

 

Si mund të bëhej më mirë kjo nismë?

 

Për këtë gjë do thosha nëse do të konsultohej me grupin e ekspertëve, mund të bëhej është se nga njëra anë ti dekurajon qytetarin për të mos blerë shumë qese, por duhet që të ti inkurajosh qytetarin që për shishe plastike, kanaçe apo për letra, që ai në shtëpinë e tij e të grumbulloj këto gjëra. Pasi një shishe mund të kushtonte, dhe ti bën  një bilanc pasi aq sa harxhon qytetari aq edhe ai foton. Nëse materialet e tjera të riciklueshme do të mblidheshin përsëri dhe të kishin një pagesë të caktuar. Në këtë rast ti qytetarin nuk e bën që të shpoj xhemat akoma, por ke mbrojtur dhe mjedisin, pasi ai ka marrë 5 herë më pak qese që i blinte deri sot. Nga ana tjetër e ke bërë qytetarin që të kujdesej qytetarin për katër elementët e tjerë të riciklimit duke e inkurajuar që ai të paguhet sikundër paguan qeset plastike, ashtu të paguhet edhe për materialet e tjera që ai grumbullon. Nëse diferenca del në fitim të qytetarit, atëherë ti mund të paguash kompanitë e riciklimit. Ky veprim nuk është i mençur. Nëse do të pyesje ekspertët mjedisor jo nismë do të bëhej më mirë. Nëse do të bëhej siç duhet do të fitonin të gjithë, në radhë të parë mjedisi që nuk ndotet, pasi 5 milion qese në ditë përdoren në Shqipëri. Nga 10 gram secila llogarit se sa ton mbetje janë vetëm nga qeset për një ditë.  Kjo shifër që ti e dekurajon qytetarin kur blen sa më shumë qese, pra e bën që kur qesja tariforet atij do ti kushtoj, ti ke bërë shumë mirë në këtë drejtim pasi ke mbrojtur mjedisin dhe konsumatorin por nga ana tjetër ti duhet të bësh nismë që të inkurajosh qytetarin për të mbledhur sa më shumë mbetje të tjera të riciklueshme. Ai të dorëzoj 5 shishe plastike dhe të marr një shishe ujë falas, pra të barazoj koston që ai shpenzon për të blerë qeset. Kur ti kupton që diferenca është diku më shumë diku më pak atëherë ndërhynë shteti dhe mund të ndihmojë kompaninë e riciklimit kur janë me humbje por ndërkohë, leku e fituar nga qytetari e kthen në taksë ekologjike që ti shërbej sa më mirë mjedisit ndotjes dhe probleme ve të tjera të mjedisit. Kjo është marrëdhënia që duhet krijuar midis një leku që inkurajon qytetari në të mbledh katër llojet e tjera të mbetjeve, por e dekurajon  duke paguar për 5 lekëshin që blen qeset.

 

Sipas jush duke qenë ambientalit, do të ketë sukses kjo nismë, kështu siç është në plan e saj fillestar, nëse nuk do këtë ndërhyrje të tjera gjatë rrugës. Kur qytetari paguan dhe nuk i kthehet asgjë mbrapsht?

 

Unë mendoj që ai është shumë i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare. Ai në 6 veprime që i ka shoë, janë të mira në përgjithësi veprimet e vogla janë të mira. Dhe veprimin e 7 e ka komplet herezi. Por duhet të ruhemi kur bën veprimin e 7, këto gjëra unë i kam të vërtetuara.

 

Ku e vendosni ju këtë nismë të veprimet e mira, apo të veprimi i gabuar?

 

Ky veprim është të një nismë e mirë, e bërë për një show. E fus te ndarja e parë si një veprim që është i mirë, por them që është bërë vetëm si një show si çdo veprim tjetër i mirë. Për të vërtetuar këtë gjë marrin një shembull, që është menaxhimi mbetjeve apo ndarja e tyre që në burim. Dy vjet që ka në pushtet një vit ju desh që të lobonte emrin e një kompanie italiane, Verona. Dhe ka një vit që ka bërë një lloj kontrate, e cila është bërë pa marrë mendimin e publikut, e ka bërë pa tender, e ka bërë pa pyetur se cila është mënyra më e mirë. Nuk e bënte dot një kompani shqiptare, e cila do zgjidhej me konkurrim. Është e pa mundur që të mos ketë një kompani shqiptare e cila, mund të ishte fituese me konkurs për menaxhimin e mbetjeve. Por këtu është filozofia që ka një lider, për të dërguar  mbetjet në mënyrën e duhur. Ne vazhdojmë akoma me filozofinë që bashkia, nuk është vetëm pjesë e zgjidhjes por është edhe pjesë e problemit. Për arsye se bashkia merret me si ndahem mbetjet si transportohen, se si menaxhohen mbetjet. Bashkia duhet të rrijë si arbitër për të parë se si menaxhohen pasi janë të tjerë që janë për atë punë. Nëse bashkia merr pjesë në këto tendera, kujt do ti jap llogari, vetvetes. Kjo është një nga gafat më të mëdha, pasi edhe pse kanë kaluar 27 vite përsëri është e njëjta filozofi, e trajtimit të mbetjeve. Në jemi në menaxhimin më të keq të mundshëm të mbetjeve urbane. Kjo është servilja që i bëhet menaxhimit të mbetjeve me kompaninë italiane ,e cila na thuhet që është më e mira, por në të vërtetë është një kompani që ka probleme.  Prandaj duke bërë lidhjen me një veprim të mëparshëm , mendoj se është një nga 6 veprimet që është bërë për show, dhe do të mbuloj problemin e 7 kur të vij.  Që mund të jetë një biznes, apo diçka tjetër ka një prapavijë.

 

Mos ndoshta prapavija është ligji për importin e plehrave, pasi prodhimi i më pak mbetjeve mund të sjell bllokim të riciklimit nga kompanitë që merren me këtë gjë. Dhe rrjedhimisht do të detyrohen që të importojnë lëndë të parë për riciklim nga jashtë?

 

Ka shanse për këtë gjë pasi mbetjet do të reduktohen, 4 deri në5 herë nga prodhimi që është tani. Por nga ana tjetër Shqipëria prodhon shumë herë më tepër seç kanë nevojë 35 kompaninë e riciklimit. Sado që të reduktohet mbetja e plastikës duke qenë se prodhohen 10-fishi i mbetjeve, përsëri do të kemi suficit të prodhimit të mbetjeve. Ndërkohë Shqipëri prodhon më shumë mbetje se riciklim dhe asnjëherë nuk dalim te ajo që kompanitë e riciklimit të kenë nevojë për mbetje importi. Por kjo nuk do të thotë që nuk ka lidhje indirekte me ligjin e mbetjeve. Nëse do të vazhdohet me këtë ritëm nuk do të kemi një moment që do të kërkohem mbetje importi, pra gjithmonë do të kemi një mbiprodhim për mbetje dhe një nën prodhim nga kompanitë e riciklimit. Problemi është që duhet inkurajuar tarifa e cila është një taksë e madhe nga qytetarët pasi në vit i bie të paguaj një taksë shtesë, ai e bën për të patur një taksë shtesë sesa për të shpëtuar mjedisin. Këtë e ka lojë e ka show, pasi nëse do të ishte i mençur do të pyeste ekspertët e mjedisit.

 

Ju po thoni që kjo nismë është bërë pa një studim të mirëfilltë dhe pa marrë mendim nga ekspertët e mjedisit?

 

Këtu nismat e studimit janë gjithmonë pa studim. Dy mijë ekspert e mjedisit janë gjithmonë të pa pyetur. Po nuk pyetet as organizata e cila është e strukturuar në pikëpamjen ligjore, Unioni i Ekspertëve Mjedisor Shqiptar. As kjo nuk pyetet që  ekspertët më të mirë të vendit, që janë të organizuar. Kështu që kryetari i bashkisë vendos vet të gjitha. Fshati  ka ngelur në dorë të tij,  i cili bën këto lloj veprimesh jo të mira.


“Nisma nuk është e mjaftueshme, shtrija duhet të jetë në të gjithë Tiranën”

 

Ka disa ditë që në Tiranë ka filluar një nismë sipas të cilës çdo kush që përdor qese plastike duhet ta paguaj atë, kundrejt një çmimi prej 5 lekësh. Për këtë vendim ka pasur reagime të shumta, të cilat herë e mbështesin dhe herë jo. Qytetarët kanë ankesa të shumta, pasi për disa prej tyre çmimi është i lartë, dhe nuk justifikohet, por ka dhe të tjerë që e përballojnë. Ambienatlistë dhe shumë figura publike ende nuk janë shprehur, prandaj kemi vendosur që ti pyesin ne lidhje me këtë gjë. Lavdosh Ferruni është një prej ambientalistëve dhe aktivist në Aleancën Kundër Importit të Plehrave. Ai është në një reagim për Standard ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë nismë, e cila ende nuk është shtrirë në të gjithë Tiranën.

 

 

Së fundmi Bashkia e Tiranë ka filluar një nismë, për të blerë qeset plastike me lekë. Sipas jush a është e mirë kjo nismë dhe a ka ndonjë problem që mund të ishte bërë më mirë?

 

Iniciativa e Erion Veliaj që të shiten me çmim qese plastike është vendim për tu përshëndetur, por jo i mjaftueshëm. Ka shume super markete e akoma dhe thuaj gjithë marketet e vogla që akoma japin qese falas. Duke dhënë qese falas, nga pikëpamja mjedisore shpërndajmë ndotjen në të katër anët e vendit, duke e bërë pis vendin. Kjo se qeset plastike pothuajse nuk shkojnë fare për riciklim dhe impakti ekonomik për industrinë e riciklimit është se fabrika e riciklimit do prodhojnë më pak qese, por normalisht do e shesin pak më shtrenjtë, pra gati 0 impakt për fabrikat e riciklimit. Lidhur me importin e plehrave pakësimi i përdorimit të plasitikës, si rrjedhojë e vendosjes së çmimit, e dekurajon importin e mbetjeve. Hipotetikisht nëse ka 10 fabrika riciklimi dhe 1 mbyllet se ka me pak materiale për tu ricikluar, kjo nuk ka ndonjë problem, pasi industria e riciklimit ka si qëllim kryesor pastrimin e ambientit dhe gjenerimi i me pak mbetjeve është suksesi. Nuk është e kundërta, që lë të prodhojmë më shume mbetje që të ketë më shumë punë industria e riciklimit. Nëse  Kjo iniciative duhet mbështetur, e zgjeruar.

 

Sipas jush kjo nuk ndikon pasi tregu është informal dhe kompanitë nuk marrin lëndë të parë nga plastiket e përdorura?

 

Qeset plastike zakonisht nuk ndahen, por përfundojnë në landfill. Ricikluesve nuk i leverdis të mbledhin qeset, dhe po ti mblidhnin ka një limit numri i riciklimit të plastikes. 5-6 here, më pas në landfill. Kështu përdorimi minimal i tyre duke vendosur çmim është shume i drejtë, madje iniciativa duhet të kaloj momentin e të qenit simbolik. Erion Veliaj duhet të mbaj fjalën dhe deri më 5 qershor sistemi i pagesës duhet të vendoset në gjithë Tiranën, edhe në fshat. Vetëm kështu do kemi mundësi që Shqipëria të jetë më e pastër. Sfida tani është të maksimalizohet riciklimi i ambalazheve të tjera plastike, dhe më parë minimizimi i përdorimit të tyre, duke zëvendësuar ato me materiale te biodegradueshme.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here