Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, diskutohen propozimet e partive për Vettingun

0
159

Pak para nisjes së seancës së Kuvendit, ku do të diskutohet mbi ligjet e vettingut, është mbledhur Konferenca e Kryetarëve. Mësohet se Konferenca do të diskutojë mbi propozimet e partive për Komisionin e Vetingut. Konkretisht, emrat e propozuar nga PS për komisionin e Vettingut janë Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, (pritet të propozohet dhe një tjetër emër nga PS) ndërsa nga LSI është Luan Rama si dhe nga PDIU, Shpëtim Idrizi. Ndërkohë, opozita nuk ka sjellë asnjë propozim të sajin.

 

Sakaq, në seancë plenare do të diskutohet për ngritjen e komisionit ad hoc që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Rendi i ditës i seancës parashikon votimin e dy pr/vendimeve: “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe të pr/vendimit “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit”.

Institucionet e rivlerësimit përbëhen nga tre organe: nga Komisioni, nga Kolegji i Apelimit dhe nga dy Komisionerë publikë dhe zëvendësat e tyre, në total janë 27 anëtarë të këtyre strukturave. Por në kushtet kur opozita ka bojkotuar parlamentin, ngritja e komisionit ad hoc mbetet e bllokuar, pasi ka përbërje të barabartë anëtarësh, 3+3, nga maxhoranca dhe opozita. Kjo e pamundëson dhe vendimmarrjen e tij.

Opozita paralajmëroi të shtunën se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, duke këmbëngulur në krijimin e një qeverie teknike, që do të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

vijon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here