Kur zhvarrosej Enver Hoxha/ Si u hap arkivoli dhe trupi i diktatorit i padekompozuar (FOTO)

0

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar ditën e sotme foto nga zhvarrosja e Enver Hoxhës.

Loading...

Fotot2Dervishi ka zgjedhur ditën e përkujtimit të vdekjes së diktatorit, 11 prilli, për të publikuar foto nga zhvarrimi i diktatorit në maj të vitit 1992.

Foto1Në njërën nga fotot duket arkivoli i diktatorit i hapur, që u dëmtua gjatë zhvarrimit. Trupi i Enver Hoxhës shihet i padekompozuar. Ai u zhvarros nga Varrezat e Dëshmorëve dhe u zhvendos në Sharrë.

STATUSI

Për çfarë duhet ta kujtojmë Enver Hoxhën?

Në “përkujtim” të 11 prillit 1985, ditës së vdekjes zyrtare të diktatorit komunist të Shqipërisë, po rendis disa arsye pse emri i tij duhet kujtuar. Ka shumë arsye më tepër se kaq, por unë mendoj se ai duhet kujtuar për:

-Luftën civile të viteve 1943-1944.
-Eksodin e vitit 1944.
-Shkatërrimin e shtetit shqiptar të ndërtuar me aq sakrificë në vitet 1920-1939.
-Përçarjen e madhe midis shqiptarëve nga zhvillimi i luftës së klasave.
-Ndërtimin e shtetit eksperimental sovjetik me tipare klanore dhe krahinore.
-Vrasjen dhe burgosjen e inteligjencies shqiptare të shkolluar nga Perëndim.
-Grabitjen e vjedhjen e 320 tonë flori.
-Grabitjen e individit, pronave dhe sendeve të tjera të paluajtshme
-Bashkimin doganor dhe monetar me Jugosllavinë.
-Izolimin e Shqipërisë nga bota dhe aleancat me armiqtë shekullorë të Shqipërisë.
-Shkatërrimin e natyrës me çpyllëzime, vepra industriale të panevojshme e me humbje financiare dhe ekologjike.
-Gatimi i njeriut të ri internacionalist proletar.
-Burgimet, internimet e persekutimet e popullsisë.
-Shkatërrimin e rrjetit arkivor të vendit dhe pasurisë kulturore të vendit.
-Për urinë dhe rreckosjen që i shkaktoi shqiptarëve si rrallë herë në histori.
-Për dëmet e shumta që asnjë pushtues nuk i shkaktoi vendit sa i shkaktoi regjimi i tij.
-Prapambetjen e thellë në të cilën e la vendin.

Bashkëlidhur katër foto, dy prej të cilave janë shkrepur më 13.4.1985 kur bëheshin nderimet dhe dy të tjera më 3.5.1992, ditën kur arkivoli i Hoxhës u hoq nga varrezat e dëshmorëve

Loading...

Lini nje pergjigje