Krimet e Rënda lënë në burg dy italianët e drogës të kapur në Gjirin e Lalzit

0
167

Gjykata e Krimeve të Rënda, ka lënë në burg dy shtetasit italianë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Gianfranco Maiorano dhe Donato Carlucci, dyshohen se së bashku me Eduard Sallakun, i cilësuar si kreu i grupit do të trafikonin lëndë narkotike me mjete lundruese drejt brigjeve italiane.

I vetmi që ka fituar statusin e bashkëpunëtorit deri në këtë fazë të hetimeve është Lazër Lazri, ndaj të cilit gjykatë vendosi një ditë më parë masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Ndërkohë katër pjesëtarët e tjerë, gjykata i la në burg pa afat. Banda e përbërë nga 7 pjesëtare u zbulua pas një hetimi të Prokurorisë për Krimet e Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Leçes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here