Intervista/“Blerja e qeseve”, Sazan Guri: Nisma një show, pas saj fshihet diçka tjetër e madhe

0

 

 “Problemi është që duhet inkurajuar tarifa e cila është një taksë e madhe nga qytetarët pasi në vit i bie të paguaj një taksë shtesë, ai e bën për të patur një taksë shtesë sesa për të shpëtuar mjedisin”

 Anest Barjamemaj

Nisma e re nga kryetari i bashkisë së Tiranës, për blerjen e qeseve me lekë u duk në fillim sikur ishte çdo shumë e mirë dhe në të mirë të mjedisit. Debati për këtë nisme nuk ka nisur ende mirë në publik, por shumë qytetarë shprehen të pakënaqur në lidhje me këtë nismë. Një prej ambientalistëve dhe eksperti mjedisor Sazan Guri, nxjerr disa probleme me këtë nisme. Sipas tij problemet janë të shumta, dhe kjo nismë është bërë pa një studim. Në intervistën për ne ai ka dhënë mendimin e tij, dhe ka shpjeguar probleme t që vijnë pas kësaj nisme. Në këtë intervistë ai ka treguar se si kjo nismë të bëhej më mirë dhe të ishte në favor të qytetarin dhe jo si një taksë e cila duhet paguhet me detyrim.

 

Si ju duket nisma e re që është marrë nga kryetari i bashkisë, për blerjen e qeseve më lekë për të gjithë?

 

Mendoj që nisma duhet vlerësuar, pavarësisht se është në një kohë shumë të keqe. Shoqatat mjedisore dhe studioja që unë përfaqësoj  prej vitesh kemi kërkuar edhe nga ministrat  e atëhershëm të mjedisit, edhe nga kryetarët e bashkisë, është kërkuar me studime se si në vend të arrinte dita që mbetjet e ricilkueshme të paguheshin nga qytetarët. Një nga këto mbetje është edhe qesja e plastikës e cila përbën një nga problemet, më të mëdha nëse vendi ynë do mbulohej nga qeset që shiten çdo vit, mund të formohej një trashësi rreth 1 metër.  Kështu që ka qenë e domosdoshme një nxitje, një lloj tendence për vendimmarrje, për të tarifuar qeset plastike. Si nismë është  për tu përshëndetur.

 

Si mund të bëhej më ndryshe kjo nismë, që të mos binte direkt te xhepi i qytetarit, mund t kishte një mënyrë tjetër për të mbledhur këto tarifa?

 

Ana e parë e medaljes duhet vlerësuar,  ana tjetër është që vendimmarrjet në Shqipëri janë në pozicion më të ulët se 500 vjet perandori. Mendohet që edhe vet sulltani e kohës kanë pasur njerëz që më parë pyesnin, dhe merrnin një farë vendimmarrje një farë opinioni. Edhe atëherë merrnin një mendim nga qytetarët, ndërsa sa vjen në këto vite të demokracisë  sidomos në çështjet e mjedisit edhe këtë herë nuk kemi thithej opinionesh nuk marrje vlerësimesh të ekspertëve. Për ti rënë shkurt jemi në një situatë kur nga njëra anë duhet vlerësuar nisma për trajtimin e mbetjeve, por nga ana tjetër jemi në një veprim jo të mençur sepse të tarifash vetëm mbetjet plastike dhe do të thotë që është një taksë e cila shpon me tej xhepin e qytetarëve shqiptar. Dhe nga ana tjetër nuk e bën atë që ti shpëtosh mjedisin, sepse mund të formohen mbetje shumë herë më tepër, të llojeve të tjera si kanaçet, plastikët, letra dhe metalet që janë 4/5 që nuk tarifohen.  Ky veprim është i njëanshëm, pasi në njërën anë e dekurajon qytetarin pasi ai nuk nxitet që të blej sa më shumë qese dhe nga ana tjetër i bën  një dëm të caktuar bizneseve të riciklimit sepse ato nuk kenë më mundësi e sasisë që  ato kërkojnë për qese plastike. Por nga ana tjetër ke ndihmuar mjedisin që ti nuk ke sasinë e pakontrolluar të mbetjeve të plastikës.

 

Si mund të bëhej më mirë kjo nismë?

 

Për këtë gjë do thosha nëse do të konsultohej me grupin e ekspertëve, mund të bëhej është se nga njëra anë ti dekurajon qytetarin për të mos blerë shumë qese, por duhet që të ti inkurajosh qytetarin që për shishe plastike, kanaçe apo për letra, që ai në shtëpinë e tij e të grumbulloj këto gjëra. Pasi një shishe mund të kushtonte, dhe ti bën  një bilanc pasi aq sa harxhon qytetari aq edhe ai foton. Nëse materialet e tjera të riciklueshme do të mblidheshin përsëri dhe të kishin një pagesë të caktuar. Në këtë rast ti qytetarin nuk e bën që të shpoj xhemat akoma, por ke mbrojtur dhe mjedisin, pasi ai ka marrë 5 herë më pak qese që i blinte deri sot. Nga ana tjetër e ke bërë qytetarin që të kujdesej qytetarin për katër elementët e tjerë të riciklimit duke e inkurajuar që ai të paguhet sikundër paguan qeset plastike, ashtu të paguhet edhe për materialet e tjera që ai grumbullon. Nëse diferenca del në fitim të qytetarit, atëherë ti mund të paguash kompanitë e riciklimit. Ky veprim nuk është i mençur. Nëse do të pyesje ekspertët mjedisor jo nismë do të bëhej më mirë. Nëse do të bëhej siç duhet do të fitonin të gjithë, në radhë të parë mjedisi që nuk ndotet, pasi 5 milion qese në ditë përdoren në Shqipëri. Nga 10 gram secila llogarit se sa ton mbetje janë vetëm nga qeset për një ditë.  Kjo shifër që ti e dekurajon qytetarin kur blen sa më shumë qese, pra e bën që kur qesja tariforet atij do ti kushtoj, ti ke bërë shumë mirë në këtë drejtim pasi ke mbrojtur mjedisin dhe konsumatorin por nga ana tjetër ti duhet të bësh nismë që të inkurajosh qytetarin për të mbledhur sa më shumë mbetje të tjera të riciklueshme. Ai të dorëzoj 5 shishe plastike dhe të marr një shishe ujë falas, pra të barazoj koston që ai shpenzon për të blerë qeset. Kur ti kupton që diferenca është diku më shumë diku më pak atëherë ndërhynë shteti dhe mund të ndihmojë kompaninë e riciklimit kur janë me humbje por ndërkohë, leku e fituar nga qytetari e kthen në taksë ekologjike që ti shërbej sa më mirë mjedisit ndotjes dhe probleme ve të tjera të mjedisit. Kjo është marrëdhënia që duhet krijuar midis një leku që inkurajon qytetari në të mbledh katër llojet e tjera të mbetjeve, por e dekurajon  duke paguar për 5 lekëshin që blen qeset.

 

Sipas jush duke qenë ambientalit, do të ketë sukses kjo nismë, kështu siç është në plan e saj fillestar, nëse nuk do këtë ndërhyrje të tjera gjatë rrugës. Kur qytetari paguan dhe nuk i kthehet asgjë mbrapsht?

 

Unë mendoj që ai është shumë i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare. Ai në 6 veprime që i ka shoë, janë të mira në përgjithësi veprimet e vogla janë të mira. Dhe veprimin e 7 e ka komplet herezi. Por duhet të ruhemi kur bën veprimin e 7, këto gjëra unë i kam të vërtetuara.

 

Ku e vendosni ju këtë nismë të veprimet e mira, apo të veprimi i gabuar?

 

Ky veprim është të një nismë e mirë, e bërë për një show. E fus te ndarja e parë si një veprim që është i mirë, por them që është bërë vetëm si një show si çdo veprim tjetër i mirë. Për të vërtetuar këtë gjë marrin një shembull, që është menaxhimi mbetjeve apo ndarja e tyre që në burim. Dy vjet që ka në pushtet një vit ju desh që të lobonte emrin e një kompanie italiane, Verona. Dhe ka një vit që ka bërë një lloj kontrate, e cila është bërë pa marrë mendimin e publikut, e ka bërë pa tender, e ka bërë pa pyetur se cila është mënyra më e mirë. Nuk e bënte dot një kompani shqiptare, e cila do zgjidhej me konkurrim. Është e pa mundur që të mos ketë një kompani shqiptare e cila, mund të ishte fituese me konkurs për menaxhimin e mbetjeve. Por këtu është filozofia që ka një lider, për të dërguar  mbetjet në mënyrën e duhur. Ne vazhdojmë akoma me filozofinë që bashkia, nuk është vetëm pjesë e zgjidhjes por është edhe pjesë e problemit. Për arsye se bashkia merret me si ndahem mbetjet si transportohen, se si menaxhohen mbetjet. Bashkia duhet të rrijë si arbitër për të parë se si menaxhohen pasi janë të tjerë që janë për atë punë. Nëse bashkia merr pjesë në këto tendera, kujt do ti jap llogari, vetvetes. Kjo është një nga gafat më të mëdha, pasi edhe pse kanë kaluar 27 vite përsëri është e njëjta filozofi, e trajtimit të mbetjeve. Në jemi në menaxhimin më të keq të mundshëm të mbetjeve urbane. Kjo është servilja që i bëhet menaxhimit të mbetjeve me kompaninë italiane ,e cila na thuhet që është më e mira, por në të vërtetë është një kompani që ka probleme.  Prandaj duke bërë lidhjen me një veprim të mëparshëm , mendoj se është një nga 6 veprimet që është bërë për show, dhe do të mbuloj problemin e 7 kur të vij.  Që mund të jetë një biznes, apo diçka tjetër ka një prapavijë.

 

Mos ndoshta prapavija është ligji për importin e plehrave, pasi prodhimi i më pak mbetjeve mund të sjell bllokim të riciklimit nga kompanitë që merren me këtë gjë. Dhe rrjedhimisht do të detyrohen që të importojnë lëndë të parë për riciklim nga jashtë?

 

Ka shanse për këtë gjë pasi mbetjet do të reduktohen, 4 deri në5 herë nga prodhimi që është tani. Por nga ana tjetër Shqipëria prodhon shumë herë më tepër seç kanë nevojë 35 kompaninë e riciklimit. Sado që të reduktohet mbetja e plastikës duke qenë se prodhohen 10-fishi i mbetjeve, përsëri do të kemi suficit të prodhimit të mbetjeve. Ndërkohë Shqipëri prodhon më shumë mbetje se riciklim dhe asnjëherë nuk dalim te ajo që kompanitë e riciklimit të kenë nevojë për mbetje importi. Por kjo nuk do të thotë që nuk ka lidhje indirekte me ligjin e mbetjeve. Nëse do të vazhdohet me këtë ritëm nuk do të kemi një moment që do të kërkohem mbetje importi, pra gjithmonë do të kemi një mbiprodhim për mbetje dhe një nën prodhim nga kompanitë e riciklimit. Problemi është që duhet inkurajuar tarifa e cila është një taksë e madhe nga qytetarët pasi në vit i bie të paguaj një taksë shtesë, ai e bën për të patur një taksë shtesë sesa për të shpëtuar mjedisin. Këtë e ka lojë e ka show, pasi nëse do të ishte i mençur do të pyeste ekspertët e mjedisit.

 

Ju po thoni që kjo nismë është bërë pa një studim të mirëfilltë dhe pa marrë mendim nga ekspertët e mjedisit?

 

Këtu nismat e studimit janë gjithmonë pa studim. Dy mijë ekspert e mjedisit janë gjithmonë të pa pyetur. Po nuk pyetet as organizata e cila është e strukturuar në pikëpamjen ligjore, Unioni i Ekspertëve Mjedisor Shqiptar. As kjo nuk pyetet që  ekspertët më të mirë të vendit, që janë të organizuar. Kështu që kryetari i bashkisë vendos vet të gjitha. Fshati  ka ngelur në dorë të tij,  i cili bën këto lloj veprimesh jo të mira.

Lini nje pergjigje