FOTO/ Doli nga ‘Big Brother’ sepse nuk donte të lidhej, ish-banorja kapet duke u puthur me një vajzë

0

Një nga vajzat interesante që spikati në sytë e publikut në vetëm pak javë, jashtë shtëpisë së Big Brother ka tërhequr edhe më shumë vëmendje. Kleodianës, “dënimi” i erdhi shumë shpejt, sepse nuk arriti të bëhej çift me askënd në shtëpi.

Të shtunën e fundit, ajo u largua nga shtëpia e famshme, sepse nuk dëshironte të bëhej ?ift për të vazhduar lojën. Ajo refuzoi të krijonte një lidhje me Egnaitin, ndaj edhe u eliminuan të dy. Megjithatë, konkurrentja nuk dha asnjë shpjegim për vendimin e saj. Por menjëherë pas daljes, Kleodiana është fotografuar duke u puthur me një femër.

Në foton e publikuar, puthja e vajzave është e dukshme, por nuk dihet se cila është në të vërtetë marrëdhënia me të. Nëse është një puthje miqësore apo një provokim mediatik i radhës nga ish-konkurrentja, ende nuk dihet, por brenda shtëpisë, ndoshta edhe jashtë saj, ka lënë vend për dyshime./Blitz.al/

Image

Lini nje pergjigje