“Blerja e qeseve”, Lavdosh Ferruni: Nisma nuk është e mjaftueshme, shtrija duhet të jetë në të gjithë Tiranën

0
252

Reagim nga Lavdosh Ferruni

 

Ka disa ditë që në Tiranë ka filluar një nismë sipas të cilës çdo kush që përdor qese plastike duhet ta paguaj atë, kundrejt një çmimi prej 5 lekësh. Për këtë vendim ka pasur reagime të shumta, të cilat herë e mbështesin dhe herë jo. Qytetarët kanë ankesa të shumta, pasi për disa prej tyre çmimi është i lartë, dhe nuk justifikohet, por ka dhe të tjerë që e përballojnë. Ambienatlistë dhe shumë figura publike ende nuk janë shprehur, prandaj kemi vendosur që ti pyesin ne lidhje me këtë gjë. Lavdosh Ferruni është një prej ambientalistëve dhe aktivist në Aleancën Kundër Importit të Plehrave. Ai është në një reagim për Standard ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë nismë, e cila ende nuk është shtrirë në të gjithë Tiranën.

 

Së fundmi Bashkia e Tiranë ka filluar një nismë, për të blerë qeset plastike me lekë. Sipas jush a është e mirë kjo nismë dhe a ka ndonjë problem që mund të ishte bërë më mirë?

Iniciativa e Erion Veliaj që të shiten me çmim qese plastike është vendim për tu përshëndetur, por jo i mjaftueshëm. Ka shume super markete e akoma dhe thuaj gjithë marketet e vogla që akoma japin qese falas. Duke dhënë qese falas, nga pikëpamja mjedisore shpërndajmë ndotjen në të katër anët e vendit, duke e bërë pis vendin. Kjo se qeset plastike pothuajse nuk shkojnë fare për riciklim dhe impakti ekonomik për industrinë e riciklimit është se fabrika e riciklimit do prodhojnë më pak qese, por normalisht do e shesin pak më shtrenjtë, pra gati 0 impakt për fabrikat e riciklimit. Lidhur me importin e plehrave pakësimi i përdorimit të plasitikës, si rrjedhojë e vendosjes së çmimit, e dekurajon importin e mbetjeve. Hipotetikisht nëse ka 10 fabrika riciklimi dhe 1 mbyllet se ka me pak materiale për tu ricikluar, kjo nuk ka ndonjë problem, pasi industria e riciklimit ka si qëllim kryesor pastrimin e ambientit dhe gjenerimi i me pak mbetjeve është suksesi. Nuk është e kundërta, që lë të prodhojmë më shume mbetje që të ketë më shumë punë industria e riciklimit. Nëse  Kjo iniciative duhet mbështetur, e zgjeruar.

 

Sipas jush kjo nuk ndikon pasi tregu është informal dhe kompanitë nuk marrin lëndë të parë nga plastiket e përdorura?

 

Qeset plastike zakonisht nuk ndahen, por përfundojnë në landfill. Ricikluesve nuk i leverdis të mbledhin qeset, dhe po ti mblidhnin ka një limit numri i riciklimit të plastikes. 5-6 here, më pas në landfill. Kështu përdorimi minimal i tyre duke vendosur çmim është shume i drejtë, madje iniciativa duhet të kaloj momentin e të qenit simbolik. Erion Veliaj duhet të mbaj fjalën dhe deri më 5 qershor sistemi i pagesës duhet të vendoset në gjithë Tiranën, edhe në fshat. Vetëm kështu do kemi mundësi që Shqipëria të jetë më e pastër. Sfida tani është të maksimalizohet riciklimi i ambalazheve të tjera plastike, dhe më parë minimizimi i përdorimit të tyre, duke zëvendësuar ato me materiale te biodegradueshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here