16 kafshët që janë të destinuara të zhduken

1
3520

Çdo vit, Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës (WWL) publikon listën e kuqe botërore të specieve të kërcënuara. Gjithsej 22.413 specie kafshësh janë të dënuara që të zhduken për shkak të veprimtarive njerëzore

Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës bën një bilanc alarmant të kafshëve të cilat janë drejt zhdukjes. Arsyeja kryesore? Aktivitetet njerëzore. Përveç gjuetisë së paligjshme, këto kafshë janë gjithashtu viktima të shkatërrimit të habitatit të tyre natyror nga njeriu. Pas disa vitesh ne nuk do kemi me mundësinë të shikojmë këto mrekulli të natyrës./Përgatiti: Elkierd Deliu

1

1. Ariu polar
Ariu polar është padyshim simboli i specieve të cilat janë drejt zhdukjes. Që prej 2009 WWL ka shënuar 2156 specie të zhdukura, viktima të gjuetisë së paligjshme apo të ngrohjes klimatike. Kjo specie e mrekullueshme mund të zhduket në 75 vitet e ardhshme.

2. Tigri i Bengalit
2

Tigri i Bengalit nuk numëron më shumë se 1800 homologë. Duke përfshirë të gjitha racat, 95 % e popullatës së tij është zhdukur gjatë shekullit të kaluar, sipas WWL. Dhëmbët e tij, kthetrat e tij apo edhe lëkura janë përdorur si trofe nga njeriu duke qenë se është një nga kafshët më të rrezikshme të botës.

3. Pinguini Perandor

3Në dekadat e ardhshme 50% e popullatës së kësaj specie mund të zhduket. Në Antarktikë, disa koloni kanë humbur 2/3 e pjesëtarëve të tyre. 53900 janë zhdukur që prej 2009 sipas WWL.

4. Elefanti i Afrikës

4Elefanti i Afrikës është në rrezik të madh. I kërcënuar nga gjuetia e paligjshme, i gjuajtur për fildishin e tij, elefanti afrikan është gjithashtu viktimë e thatësirës, mungesës së ujit dhe ushqimit të nevojshëm për mbijetesën e tij.

5. Koralet e detit
5Shkëmbinjtë nënujorë të koraleve, thelbësore për biodiversitetin nënujore, mund të zhduken rreth 80% në dekadat e ardhshme. Koralet janë viktima të drejtpërdrejta të pranisë të lartë të CO2 në ujë. Pothuajse 50.000 m² janë zhdukur tashmë që prej 2009.

6. Gorilla e malit
6Gorilla e malit është një nga speciet më të rrezikuara të planetit. Ka më pak se 700. Viktima të shpyllëzimit, ai është i kërkuar nga gjahtarët që e gjuajnë për mishin e tij, kafkën dhe duart, mendohet se sjellin fat të mirë.

7. Kondori i Andeve
7Kondori i Andeve është i kërcënuar me zhdukje. Më i madhi zog grabitqar në botë, rënia e numrit të popullatës së tij është kryesisht për shkak të helmimit të tërthortë, kryesisht nga kafshët e ngordhura ose “persekutimet” njerëzore. Megjithatë, për shumë amerikano-jugorë, ai konsiderohet si hyjnor. Edhe kushërinjtë e tij, shqiponja dhe huta kërcënohen gjithashtu.

8. Panda Gjigante

8Janë jo më shumë se 1600 Panda Gjigante që jetojnë në natyrë. Barngrënëse, panda është viktimë direkte e shpyllëzimit.

9. Beluga

9Beluga e quajtur ndryshe balena e bardhë ose delfini i bardhë. Kjo specie është shumë e ndjeshme dhe zhdukja e saj graduale është kryesisht për shkak të ndotjes detare.

10. Papagalli Ara dë Lear
10Papagalli Ara de Lear (emër të cilin e ka marrë nga shkrimtari i njohur anglez Eduard Lear), i cili falë përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë braziliane dhe OJQ-ve ndërkombëtare, ka kaluar nga kategoria në ‘rrezik kritik’ në të ‘kërcënuar’ për zhdukje.

11. Rrëqebulli
11Rrëqebulli ose Links-i i Spanjës është gjithashtu pjesë e këtij klasifikimi të kafshëve më të rrezikuara në botë. I ndarë midis jugut të Spanjës dhe Portugalisë, nuk janë më shumë se 215–265 ekzemplarë.

12. Krokodili kuban
12Krokodili kuban është në rrezik kritik zhdukje. Popullata e tij është zvogëluar me 80% ne këto tre gjeneratat e fundit. Shkaqet kryesore të rënies së kësaj popullate janë gjuetia e paligjshme, futja e llojeve të tjera të reptileve dhe shkatërrimi i habitatit natyror.

13. Breshka Luth
13Breshka Luth, më e madhja e shtatë specieve të breshkave detare. Ajo është klasifikuar “specie në rrezik kritik zhdukje”. Kjo krijesë e mrekullueshme deti, e cila ka humbur rreth 80% të pjesëtarëve të saj, mund të mos ekzistojë më ne 2040. Breshkat nuk mund ti mbijetojnë njeriut, në një kohë që ata e kanë populluar tokën shumë më përpara dinozaurëve dhe zogjve.

14. Kali Przewalski
14Kali Przewalski i njohur ndryshe si Thaki ose si Poni Mongol, është një prej 7 specieve te fundit të familjes së kuajve (equidae) të egër që nuk janë zbutur kurrë nga njeriu. Habitati i tij natyror është Azia dhe Europa qendrore. Shkaku i zhdukjes së tij nga Mongolia ka qenë gjuetia. Falë klorofilit që gjendet në bar në fytin i tij u formua një myk i jeshil dendur dhe gjatë viteve 60 kur ai u zhduk plotësisht nga Mongolia, njerëzit mendonin se ai shëronte një sëmundje të rëndë. Kohët e fundit është rifutur në Mongoli, Kinë, Kaukaz dhe Ukrainë.

15. Foka e Kaspikut
15Foka e Kaspikut ka parë popullatën e saj të bjerë me 90% 100 vitet e fundit si rezultat i degradimit të habitatit, të ndotjes dhe gjuetisë.

16. Bonobo
16Bonobo ose shimpanzeja xhuxh. Si të gjitha kafshët e tjera, shkaku kryesor i vdekjes së tij është aktivitet njerëzor. Viktimë njëherësh e shpyllëzimit,gjuetisë për mishin e tij ose për vetitë e tij kuruese, ky primat mund të zhduket brenda 50 ose 70 vjetësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Përshëndetje,
    Unë jam Zonja LAURE qenë në kërkim të kredisë për më shumë se 3 muaj, unë kam qenë shumë herë i mashtruar në faqet kredi në mes të veçantë duke dashur është një hua në mes të individit në disa njerëz. Por çdo herë që unë nuk kam nga të rremë huadhënësve dhe në fund kam marrë asgjë në llogarinë time. Por për fat të mirë unë kam stumbled mbi një zotëri të emrit SANDIJS me të vërtetë të thjeshtë e të dashur, i cili ndihmoi mua të gjeni tim kredi prej 75,000 euro që unë marrë në llogarinë time 48 orë pas pa shumë protokollet. Pra jeni ju ata që janë në nevojë si mua ju mund të shkruani për atë dhe për të shpjeguar situatën tuaj mund të ju ndihmojë të tij e-mail: sduplens@gmail.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here