Sot afati i fundit i regjistrimit të partive për zgjedhjet, A do regjistrohet partia Demokratike?

0
164

Sot ne mesnate skadon afati i rregjistrimit te partive politike qe duan te jene pjese e gares se 18 Qershorit. PS, LSI dhe parti te tjera te rrjeshtuara ne krahun e koalicionit jane regjistruar prej ditesh ne KQZ, ndersa mbetet ende enigme vendimi qe do te marrin partite e koalicionit opozitar. Sot Lulzim Basha pritet te takoje shkrimtare ne cadren e protestes, cka do te thote se deri ne oren 11.00 paradite nuk besohet te kete bisedime mes qeverise dhe opozites per zgjidhjen e krizes.

Ajo cfare e ben edhe me imperativ nisjen e dialogut eshte nevoja per te ngritur komisionin e Posacem parlamentar qe do te filtroje kandidatet e Vettingut. Neser Parlamenti do te mblidhet ne nje seance posacerisht per ngritjen e ketij komisioni AD-HOC, por me pare deri neser ne oren 18.00 opozita dhe grupet e tjera parlamentare duhet te dorezojne emrat e deputeteve qe do te jene pjese e ketij procesi. Ku do te gjenden votat?

A do te ngrihet komisioni me vota te aleancave fluide, apo opozita do te kthehet ne parlament. Kushtetuta thote se deputetet qe do te jene pjese e komisionit duhet te vijne si propozime nga grupet parlamentare, cka perjashton mundesine e votave te shkeputura nga grupimet politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here