Seria e atentateve me tritol ndaj vëllezërve Brahimaj, si u vra njëri prej tyre në 2014

0
450

Bashkim Brahimaj, personi të cilit i është bërë sot atentat me tritol, nuk është emër i panjohur për policinë. Edhe më herët atij i është vendosur lëndë eksplozive poshtë makinës, por në të dy rastet ai ka mundur të shpëtojë vetëm me plagosje.

 

 

Bashkim Brahimaj, (i njohur edhe me gjeneralitetet Ermal Brahimi dhe Ermal Memo), i datëlindjes 08.01.1982, lindur në Vlorë, nuk është i vetmi në familjen e tij që i është bërë atentat.

Vëllai i tij Isuf Brahimaj mbeti i vrarë në 29 gusht 2014-ës në një atentat me eksploziv, teksa lëvizte me një makinë tip “Mitsubishi”, pranë sheshit “Omonia” në rrugën trans-ballkanike të qytetit të Vlorës.
Ky ishte atentati i dytë ndaj biznesmenit Isuf Brahimaj, pasi i kishte shpëtuar më herët një tjetër atentati me lëndë plasëse.

Shkak për këto ngjarje dyshohet të ketë qenë e shkuara e dy vëllezërve Brahimaj.

Në 7 mars të këtij viti, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e një objekti 5-katësh në pronësi të Bashkim Brahimajt, së bashku me truallin në të cilin ishte ndërtuar.

Prokuroria ka ngritur dyshime se hoteli i ngritur në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, është pasuri e krijuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal të Ermal Brahimajt dhe Isuf Koka (Brahimaj), ky i fundit i vrarë në një atentat me tritol në Gusht 2014.

Vendimi i Gjykatës për konfiskimin e pasurisë


Konkretisht:

Për shtetasin Isuf Brahimaj, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Vlorë, Me vendimin e Gjykatës së Apelit Lecce është deklaruar fajtor për veprën penale të “Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, duke e dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim dhe gjobë, ndodhur më datë 20.01.2006 në Otranto.

Sipas vendimit të mësipërm, fakti kriminal për të cilën është dënuar ky shtetas është se në datë 20 janar 2006 kanë transportuar dhe mbajtur një sasi prej 351 kg lëndë narkotike e llojit marijuana e ndarë në 10 pako të fshehura në haësirën e mbrapme të mjetit tip Fiat Doblo.

Me vendimin penal datë 14.11.1997, të Gjykatës së Apelit Milano, i cili ka marrë formë të prerë në datë 19.06.1998, i pandehuri Stojanovic Srdan i datëlindjes 12.12.1975, i njohur më vonë si Isuf Brahimaj, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Vlorë, është deklaruar fajtor për veprën penale të “Nxitjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, për fakte që datojnë në vitin 1994. Për shtetasin Bashkim Brahimaj (Ermal Brahimaj), i datëlindjes 08.01.1982, lindur në Vlorë,

– me vendimin e Gjykatës së Apelit Firence datë 13.03.2009, që ka marrë formë të prerë në datë 20.04.2010, ka vendosur dënimin e këtij shtetasi për veprën penale të “Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, për mbajtjen e 147 gr lëndë narkotike e llojit kokainë, ndodhur në datë 29 tetor 2004 në Arezzo.

– me vendimin e Gjykatës së Apelit Firence datë 22.05.2012, që ka marrë formë të prerë në datë 09.11.2012, shtetasi i mësipërm është deklaruar fajtor për veprën penale të “Pjesëmarrjes në organizatë ndërkombetare për trafikimin e lëndëve narkotike, Mbajtjes dhe transportimit të lëndëve narkotike” në bashkëpunim, në një organiztë të përbërë nga 10 persona, ndër të cilët është dhe shtetasi Isuf Brahimaj.

– Bashkim Brahimaj dhe Isuf Brahimaj janë hetuar për importimin e një sasie prej 2 kg lëndë narkotike kokainë, një pjesë e të cilës prej 515 gr. është sekuestruar në datë 16 prill 2009 në San Giovanni Valdarano, si edhe për mbajtjen e 147gr lëndë narkotike e llojit kokainë, ndodhur në datë 29 tetor 2004 në Arezzo.

– Isuf Brahimaj është akuzuar për importimin nga Belgjika në Itali të një sasie prej 8.021 gr kokainë, ndodhur ne Begjike, Romë datë 19 nentor 2008.

– Isuf Brahimaj është akuzuar gjithashtu për importimin nga Belgjika në Milano Itali të një sasie prej 5 kg kokainë, ndodhur ne Begjike, Milano në datë 07 dhjetor 2008.

Sa më sipër, dokumentohet plotësisht se shtetasit Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe vëllai i tij, Isuf Koka alias Isuf Brahimaj, kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe ndaj tyre janë zhvilluar disa procese gjyqësore penale, të cilat kanë përfunduar me vendime të formës së prerë. Gjatë gjykimit, nga ana e Shpëtim Brahimaj janë ngritur pretendime lidhur me burimin e financimit për blerjen e truallit.

Sipas tij, një pjesë e të ardhurave janë krijuar nga shitja e bagëtive në periudhën 1990­-2006, si edhe nga të ardhurat e fëmijëve të tij në emigrim. Gjithashtu, në mbështetje të pretendimeve të tij, Shpëtim Brahimaj ka paraqitur në gjykatë edhe disa dokumenta huamarrje nga persona të tretë, për të cilat, gjatë shqyrtimit gjyqësor, rezultuan pa vlerë.

Në përfundim të procesit gjyqësor, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe vendosi konfiskimin e:
– Objekti truall me sip.parcele ndërtimore 2500 m2, lagja “Uji i Ftohtë” Vlorë, me pronar Shpëtim Brahimaj.
– Objekti ndërtesë pesë kate me sip.totale 3089 m2, lagja “Uji i i ftohtë” Vlorë, i regjistruar në emër të shtetasit Shpëtim Brahimaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here