Mendimtarë dhe shkencëtarë të mëdhenj që kundërshtojnë ekzistencën e Zotit

0
413

Prej shekujsh flitet për ekzistencën e Zotit. Dhe shumë studiues, filozofë kundërshtojnë këtë ide duke e quajtur edhe absurditet, ose një nevojë për të mbajtur veten me shpresë dhe optimizëm, por që në fakt thjeshtë është psikologjike, shkruan standard.al.

Më poshtë ju sjellim ndërmend thëniet e disa dijetarëve të cilët nuk besojnë se Zoti ekziston:
«Frika ka krijuar perënditë.»

(Lukreci, “De rerum natura”)

“Ose Zoti nuk mund ta eliminojë të keqen, ose nuk do; Nëse nuk mundet, atëherë nuk është i gjithëfuqishëm ; Nëse nuk do, atëherë nuk është mirëdashës”.

(St Augustine (354-430))

«Ateizmi është shenjë e fuqisë së shpirtit, por vetëm gjer në një farë pike.»

(Blez Paskal, “Mendime”, 225)

“Unë e njoh ateizmin kryekëput jo si rezultat, aq më pak si një veprimtari: ai vetëkuptohet te unë si një instinkt. Unë jam shumë kurioz, tepër dyshues, tepër i guximshëm që të lë të më pëlqejë një aq e vrazhdë përgjigje si ajo. Perëndia është një përgjigje e vrazhdë, një jodelikatesë kundër ne mendimtarëve – në thelb, edhe vetëm një ndalim i thjesht i vrazhdë : -ju nuk duhet të mendoni !”

(Friedrich Nietzsche: Ecce homo, Pse jam kaq i mënçur, 1 Seksioni, KSA 6, f. 278 e vazhdim.)

“Mua më ngjan se ideja e një perëndie personale është një koncept antropologjik të cilin nuk mund ta marr seriozisht. Unë gjithashtu nuk mund të imagjinoj ndonjë vullnet apo synim jashtë sferës njerëzore… Shkenca është akuzuar për shkatërrimin e moralit, por kjo akuzë është e padrejtë. Sjellja etike e njeriut duhet bazuar në mënyrë efektive tek simpatia, edukimi, si dhe lidhjet dhe nevojat sociale ; nuk është e nevojshme baza fetare. Ne fakt, njeriu do te ishte në një gjendje mjerane nëse do te duhej të kufizohej nga frika e ndëshkimit dhe shpresa për shpërblimin pas vdekjes.”

(Albert Ajnshtajn) – “Religion and Science”, New York Times Magazine, 9 November 1930)

“Fjala Zot për mua s’është asgjë më tepër sesa një shprehje dhe frutë i dobësisë njerëzore, Bibla një koleksion i legjendave të nderuara por sidoqoftë primitive, dhe në çdo rast tepër fëmijënore. Nuk ka ndonjë interpretim sado të rafinuar që ta ndryshojë (për mua) këtë gjë.”

(Albert Ajnshtajn – Në një letër, 3 janar 1954, i drejtohet filozofit Eric Gutkind

T’i dorëzohemi injorancës dhe ta quajmë Zot ka qenë përherë e parakohshme, dhe akoma edhe sot është e parakohshme.

(Isaac Asimov)

Unë jam poliateist ; janë të shumta Perënditë në e të cilat unë nuk besoj.

(Dan Fouts)

“Unë refuzoj të provoj se ekzistoj”, thotë Zoti, “sepse prova mohon besimin, dhe pa besim unë jam asgjë.”

(Douglas Adams)

Nuk kam parë asnjëherë ndonjë shenjë provash shkencore për idetë fetare të Ferrit dhe Parajsës, për jetën e ardhshme të njerëzve, ose të ndonjë Zoti personal. Për sa i përket fesë së sotme, është një fallcitet i mallkuar… Feja është e tëra kotësi.

(Thomas Edison/standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here