Manjani: Po të punosh në Doganë “bën lekë”

0
259

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani zbulon të tjera prapaskena.

Por ndryshe nga deklarata e tij politike, Manjani me anë të një statusi në facebook ka folur gjatë rreth punës në dogana.

Ai ka trajtuar historinë e një prej punonjësve të doganës në vend teksa shkruan se “shumica e njërëzve besojnë se po të punosh në Doganë “bën lekë”. Nuk është se është krejt pa gjë kjo punë, por në sistemin e drejteësisë të paktën këto thashetheme nuk duhet të kënë vend. Sidoqoftë kur bëhen arrestime zyrtarësh opinioni menjëherë “bindet” në drejtësinë e arrestimeve”.

Ja statusi i Manjanit:

Shkatërrim…

L.G ishte punonjës i Doganës. Dogana është institucioni më i përfolur në vite. Ata që punojnë atje janë të mallkuar sepse punojnë më plan. Duhet realizuar Plani i Shtetit, por edhe plani i arrestimeve të bujshme. Madje sa herë nuk realizohet plani i financave shtohet plani i arrestimeve!

Luhet me imazhin publik. Shumica e njërëzve besojnë se po të punosh në Doganë “bën lekë”. Nuk është se është krejt pa gjë kjo punë, por në sistemin e drejteësisë të paktën këto thashetheme nuk duhet të kënë vend. Sidoqoftë kur bëhen arrestime zyrtarësh opinioni menjëherë “bindet” në drejtësinë e arrestimeve. Për doganierët kjo bindje është absolute. Tmerr! Kështu ka qenë edhe në kohën e Diktaturës së Proletariatit dhe ku sundonte me qejf Drejtësia Popullore. Kjo në fakt është thelbi i drejtësisë popullore! Të dënon opinioni sapo të shpallesh i arrestuar. Barra e provës, prezumimi i pafajsisë e të tjera si këto (parime të shenjta për drejtësinë) nuk vijnë në refenenë e askujt.

Politika e pluralizmit i di fort mirë këtë gjë dhe luan. Luan me këtë ndjesi të publikut, deri në palcë. Luan deri në shkatërrim të njërëve që hidhen si ushqim për kafshët e egra të kopështit zoologjik (jo të Tiranës)! Rregulli është i qartë: policia të arreston; publiku beson se arrestimi është i drejtë; drejtësia gjendet para faktit të kryer dhe kërcen të njëjtën valle. Nëse kjo e fundit nuk e kërcen këtë valle, sipas kësaj procedure, por guxon të shpallë ndonjë pafajsi apo pushim të akuzave për mungesë provash (sepse në fakt arrestimet popullore nuk bëhen me prova), quhet e korruptuar! Se fundi kjo drejtësi që guxon të gjykojë kundër kërtij opinioni quhet “ vrasëse me pagesë” dhe duhet vettuar, dmth shporrur nga sistemi. Madjë duhet zëvendësuar me “bijtë e popullit” që duan drejtësinë e tij! Kulmi! Fjalimet e Enverit për Drejtësinë Popullore janë prezente!

Në këtë mjedis gjarpërinjsh helmues, u zhvilluan edhe ngjarjet e L.G. Ai u arrestua sipas planit të arrestimeve. Nuk ju dha asnjë akuzë! U arrestua me një vendim gjykate, fshehurazi! Edhe gjykatë (proces i hapur) edhe vendim të fshehtë nuk kanë kuptim, por tek sistemi ynë i ndjekjes penale kjo është rutinë. Pra ti mund të arrestohesh pa tu treguar asnjë arësye përse. Thjesht mbi dyshime, ndoshta edhe mbi përgjime që s’thonë asgjë! Kështu bëhen sot thuajs 90% e arrestimeve. Sistemi është hakmarrës dhe me vetgjyqsi! Aspak i drejtë dhe garantues!

L.G u fut në paraburgim si gjithë të tjerët. Shformimi është frikshmërisht i madh. Ç’bëra që gjendem këtu? Pyetje që jua bënte prokurorëve, gardianëve e avokatëve! Asnjëri nuk i dha asnjë provë, apo akuzë! Të gjithë i thonin mos u mërzit se do kalojë! Avokati madje i ofroi të pranonte edhe marrëveshjen e fajsisë që tja hidhte me një dënim të butë! Dakort, por pse duhet ta pranonte këtë marrëveshje? Kështu bëjnë të gjithë! Kulmi! Pastaj ndaloi së pyeturi të tjerët, thjesht pyeste veten : ç’bëra?

Asnjë provë, asnjë fakt asnjë akuzë! Thjesht gjendesh në burg sepse shteti po heton! Kështu funksionopn sistemi ynë i ndjekjes penale. Të harrojnë në burg, të përgjojnë kur flet me avokatin dhe përpiqen të kapin ndonjë thënie “kompromentuese” që ta quajnë hetim. Kulmi i paligjshmërisë!

Paradoksalisht Shqipëria është anëtar i Këshillit të Europës, anëtar i NATO, kandidat i BE. Në asnjë nga këto shtete nuk ndodh kështu! Në asnjë! Kudo ku flitet demokratikisht korrekt, shteti ka barrën e provës. Shteti shkon tek fajtori vetëm nëpërmjet provave dhe jo nga autori të shkojë të prova. Kjo e fundit është metodë diktature! Sistemi ynë i ndjekjes penale është në thelb inkuizicion, por me spruco demokracie sepse medemek të lejojnë një avokat.

Në këtë masakër inkuizicioni hyri L.G ashtu si shumica e të arrestuarve deri më sot. Më në fund nuk arritën ti provojnë asgjë! Edhe pse e degjeneruan në publik (lajmet e zellshme e bëjnë rregullisht këtë gjë me emër e mbiemër)!!! Edhe pse e arrestuan në burg, më vonë e arrestuan në shtëpinë e vet, përsëri nuk i provuan asgjë. Ja pushuan cështjen vetëm pas një viti. Për një vit ai dhe familja e tij panë tmerrin me sy. Prap e pyet veten, tashmë të rrënuar fizkisht, por jo mendërisht : ç’bëra? Pse?! Ska përgjigje! Ndonjë i njohur mediokër thjesht e ngushëllon; “shyqyr me kaq”, ose “ shih shëndetin”… këta të irritojnë më shumë.

L.G është qytetar i Këshillit të Europës, është gjithashtu qytetar i NATOS, por të drejtat e konventës themelore nuk ja garantoi shteti i tij. Përkundrazi, shteti me ligj, ja dhunoi dhe e tratjtoi si cdo kriminel ordiner viktimin e tij. Sistemi ynë penal nuk dallon aspak në kësi rastesh nga sjellja e cdo krimineli në raport me viktimen e tij.

Po e lë mënjanë, barazinë paraligjit! Po e lë mënjanë faktin se në burg gjenden gjithnjë të pafuqishmit, të pa mbrojturit e të vobektit. Po e lë mënjanë se asnjë masakrator (se menaxher nuk janë) i zyrave të energjisë nuk është në burg. Në burg janë hallexhinjtë që nuk paguajnë dot. Kjo është drejtësia jonë penale. Po e lë mënjanë sepse po e shtova edhe këtë argument në rastin tonë, nuk ja vlen më të harxhohet asnjë fjalë për të kuptuar se cfarë poshtërsi penale kemi sot në ligj dhe në praktikë!

Reforma në drejtësi ishte dështim! Nuk zgjidhi asgjë nga këto raste! As rasti i L.G nuk u trajtua fare, po fare! Dmth kushdo mund të jetë në këto pozita fare kollaj! Opinioni prap do besojë fajsinë! Prokurori do vijë vërdallë për të sajuar ndonjë provë; gjykata do arrestojë fshehurazi si cubat! Jeta jotë shkatërrohet menjëherë.

Ndërkohë politika fton popullit të duartrokasë :Vettingun. Këtë e quan reformë vettingun. Pra edhe atë pak drejtësi që mund të gjendet nëpër ndonjë vendim gjykatë e cila “guxon” të kundërshtojë qeverinë tashmë do ta shuajë vetingu, arma më e fortë e drejtësisë popullore.

U mundova shumë të ndryshonim këtë poshtërsi! Jo vetëm fola e spjegova ku munda, por propozova ndryshime themelore. Ndryshime që kthejnë sistemin e ndjekjes penale në sitstem demokratik akuzator, larg inkuizicionit shtetëror e publik. Por u hodhën poshtë të gjitha këto propozime. Nuk është sfidë personale, por cështje e jona e përbashkët që kërkon zgjidhje. Përndryshe të gjithë jemi të rrezikuar në bazë të ligjit, lëre pastaj po ti shtohet edhe “maliqi”! Nuk i uroj askujt përvojën e L.G, por do jetë shumë vonë kur të gjendeni në këto rrethana.

Jeta jote mund të shkatërrohet, duke duartrokitur vettingun! Por duhet të kuptojmë se ku jeptojmë, se cfarë mashtrimi i madhjanë reformat që shpallen si zgjidhja e problemeve tona. Politika nuk ka ndërmend të ndryshojë, por kujdes! Kujdes me votën të paktën sepse mund të legjitimojmë edhe në politikë Diktaturën e Proletariatit. Opinioni është gati… Për fat të keq!

L.G i uroj rikthim të shpejtë në normalitetin që meriton! Ndoshta do të gjejë edhe pak drejtësi jo aq tek reforma sesa tek gjykata e strasburg…

P.S. pas pushimit të hetimeve të tmerrit, presupozohej të rikthehej në punën e tij! Por jo, tmeri vijon: Dogana e Largon edhe zyrtarisht nga puna! Sfidë tjetër kjo për L.G! të vuajë edhe inkuizicionin administrativ që drejtohet politikisht, si askund tjetër në NATO, BE apo këshilli i Europës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here