Linda Halimi ndërpret koncertin e Eurovision-it në Amsterdam, ja çfarë i ndodhi në skenë (Video)

0
376

Këngëtarja Lindita Halimi, ka nisur turin e saj promovues të këngës “World” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Turin e nisi me eventin “Eurovision in Concert” në Amsterdam.

Halimi doli në skenën e “Eurovision in Concert”, por pas disa sekondash ajo ka ndërprerë përformancën e saj, pasi refuzoi të këndojë playback.

Këngëtarja shqiptare kërkoi që të ndalet kënga duke thënë se deshironte të këndonte live. Pas kësaj publiku ka nisur ta duartrokasë gjestin e saj. Ky gjest i Linditës është pritur mirë nga fansat e Eurovisionit. Shqipëria do të prezantohet në Eurovision në natën e parë të koncertit më 9 maj, ku Lindita do të këndojë e katërta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here