Këto gabime ju shkatërrojnë pajisjet tuaja

0
224

Për fatin tonë të keq, pajisjet tona elektronike nuk zgjasin shumë. Ato fillojnë të dobësohen vetëm 6 muaj pasi i kemi blerë.
Dhe, në shumicën e rasteve, vetë ne jemi fajtorët. Ne nuk kujdesemi për detajet të cilat janë shumë të rëndësishme për këto pajisje teknologjike.
Këto janë gabimet që e shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjeve tona:
Mbushja e baterisë

Bateritë moderne me litium nuk kanë efekt në memorie, kështu që celularët, tabletët dhe laptopët duhet të rimbushen pa pritur që bateria e tyre të bie në zero. Arsyeja është se shumë prodhues e matin jetëgjatësinë e baterisë për nga numri i cikleve të shkarkimit.
Kështu, për ta rritur jetëgjatësinë e baterisë së pajisjes tuaj, duhet ta rimbushni më shpesh. Opsioni më i mirë është që ta mbushni sa herë që bateria bie në 10%-20%.
Evitoni mbushësit që “e mbushin shpejtë” pajisjen

Ja pse nuk është mirë të blini mbushës të lirë: nuk kanë kontrollues të brendshëm. Dhe gjithashtu, mos e mbushni pajisjen tuaj me kabllo USB dhe mbushës jo-nativ.
Një tjetër këshillë e dobishme: evitoni mbushësit e ashtuquajtur “ultra të shpejtë”, të cilët pretendojnë se e mbushin baterinë tuaj shumë shpejtë.
Kontrollimi i temperaturës

Kur përdorni laptopin, mos e vendosni atë në gjunjë ose në shtrat. Hapjet e ajrosjes së pajisjes duhet të mbeten të paprekura në mënyrë që të evitohet mbinxehja. Zgjidhja ideale është që të përdorni mbajtës special për laptop

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here