Jeta sekrete e murgeshave në Meksikë

0
281

Të mbyllura në manastire katolike, këto motra nderi përqafojnë traditën, devotshmërinë dhe rock-and-rollin.

Por çfarë ndodh në prapaskenë?

Në Puebla, Meksikë, janë disa kisha katolike të vjetra më shumë se 400 vjet. Motrat e para nderi në këtë qytet kanë ndihmuar spanjollët që të përhapin katolicizmin në Meksikë. Por shumica e murgeshave qëndruan të izoluara në manastiret e tyre dhe e kishin të ndaluar që të shohin botën. Për disa fëmijë, ato dukeshin si legjenda.

“Të pasurit qasje në botën e tyre nuk ishte edhe aq e lehtë. Kur trokita në një derë të manastirit, ato më thanë të largohem, pastaj më përplasën derën në fytyrë. Por unë isha kokëfortë dhe këmbëngulëse dhe ato përfundimisht më lanë që të hyja brenda në manastir”, thotë fotoreporterja e National Geographic, Marcela Taboada.

Kur i ka pyetur fotoreporterja murgeshat se pse ato kanë bërë betimet e tyre, disa iu përgjigjen se kishin pranuar një thirrje. Të tjerat thanë se dëshironin që të shmangnin martesën, ndërsa dy motra, të cilët dikur ishin pjesën e një rok bendi, u bënë murgesha për të gjetur kuptimin shpirtëror.

“Çdo mëngjes e nisja ditën sikur ato, në 4:30. Këndimi i tyre i devotshëm ishte alarmi im. Qëndroja pas tyre si një hije kur ato bënin lutjet dhe punët e tyre të përditshme, larjen dhe pastrimin si dhe gatimin”, tregon Taboada.

“Duke qëndruar me këto murgesha, mësova se ato janë duke u argëtuar çdo ditë. Ato qeshin dhe vallëzojnë, luajnë me letra dhe lojëra të ndryshme, si dhe dëgjojnë rock-and-roll. Njëra prej tyre është fanse e madhe e futbollit, ajo shikon të gjitha ndeshjet dhe përcjellë të gjitha ekipet që i pëlqen. Ajo po ashtu lutet për lojtarët dhe kërcen nga gëzimi kur ata fitojnë”, shtoi ajo.

“Qëllimi im me këtë seri fotografish ishte që të paraqes jetën e përditshme të njerëzve të izoluar të cilët i bën të padukshëm. Dua që të gjithë të shohin se sa të gjalla, sa humane dhe sa femërore janë këto murgesha. Ndoshta një ditë mënyra e tyre shekullore e jetës do të zhduket, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur”, shpjegoi fotoreporterja Marcela Taboada.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here