Enver Hoxha dhe misteret qe nuk u zbuluan kurre

0
1006

Enver Hoxha eshte njeriu i cili ne historine e Shqiperise ka marre me vete shume mistere, jo vetem si drejtues i nje sistemi i cili kishte ne thelb te fshihte te verteten por dhe si nje diktator i famshem ne periudhen qe drejtoi vendin. Misteret e Hoxhes fillojne qe ne rinine e hershme te tij ku edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual. Askush nuk thote dot me siguri nga erdhi dhe si arriti te mbante nen urdhra nje popull qe historikisht njihej per kryeneçesi ndaj udheheqesve. Misteret vijojne me marrjen e PKSH-se, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundershtareve dhe aleateve te tij, prishjen e marredhenieve me aleatet me te medhenj te Shqiperise, Rusine dhe Kinen, planet kunder tij nga anglo-amerikanet per ta rrezuar dhe deri ne fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Edhe momenti i fundit i jetes se tij eshte i mbushur me mistere, semundjet e tij kurre nuk u bene publike, po ashtu vdekja u arrit te mbahej e fshehte per dy dite.

1-Mosha e rinise se Enver Hoxhes edhe sot ka pikepyetje te medha. Ish-diktatori komunist, ne kujtimet e tij e kalon periudhen e rinise si revolucionar, por kurre nuk jepen permasat reale te aktivitetit. Pse nuk e shau kurre pushtetin e Mbretit Zog?

Ish-diktatori komunist eshte padyshim njeriu qe ka marre me vete ne boten e pertejme me shume mister se çdokush tjeter qe ka drejtuar kete vend. Misteri i pare, qe edhe ne ditet e sotme ka te beje me rinine e tij, shkollimin dhe aktivitetin ne France. Pjesa e erret e jetes se ish-udheheqesit komunist, Enver Hoxha, ajo qe ka te beje pikerisht me vitet e rinise se tij, eshte formesuar ne kujtimet e tij dhe ne tekstet e pafundme te biografeve te tij, si kohe aktiviteti revolucionar, pa marre asnjehere permasat e saj reale dhe te verteta. Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos ne periudhen 1927-1939, ngec ne arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjeteve te regjimit te tij, ka bere ketu punen e saj. Aktiviteti “revolucionar” i djaloshit Hoxha, ne keto vite, ka te beje me qendrimin e tij ne Korçe (1927-1930), “studimet” ne Montpelje (1930-1934), jetesa ne Paris (1934-1935), detyra e diplomatit ne Bruksel (1935-1936) dhe ardhjen ne liceun e Korçes, ne kohen kur ketu kish filluar perhapja e propagandes bolshevike dhe kerkohej qe te kontrollohej nga sherbimi sekret. Ne misteret e shumta qe mbulojne jeten e ish-diktatorit komunist, eshte ajo qe Enver Hoxha kurre nuk e shau sherbimin sekret te Mbretit Zog, ndonese nuk la qelize te ketij regjimi pa share e mallkuar. Se dyti, asnjehere Hoxha ne kujtimet e tij kilometrike dhe as biografet e tij te shumte, nuk japin sqarime pse shefi i mevonshem i komunisteve nuk kreu sipas ligjit, sherbimin e detyrueshem ushtarak

2- Nje nga misteret e medha te Enver Hoxhes eshte padyshim dhe ardhja e tij ne krye te Partise Komuniste me 8 nentor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua te ishte drejtues, nderkohe qe me pare del si lider i komunisteve, cili ishte ndikimi i jugosllaveve ne ngritjen e tij?

Mbledhja per formimin e PKSH filloi ne mbremjen e 8 nentorit 1941 dhe aty erdhen perfaqesuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçes ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Nga Grupi i Shkodres ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i te Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po keshtu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, per te cilet te tre grupet kishin rene dakord qe te ishin si ndermjetes dhe t’i ndihmonin per punet procedurale. Ne mbledhje, ishte Koçi Xoxe ai qe mori ne dore frenat e partise, por me vone kjo gje u kalua ne hije dhe drejtimin e PKSH-se e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri ne prill te vitit 1985.

3- Vrasja e Qemal Stafes eshte nje pjese e erret e historise se Enver Hoxhes. Edhe pse ish-sekretari i Rinise Komuniste u vra nga pushtuesit, enigme kane ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti per te shkuar ne Vlore ne 5 maj te vitit 1942.

Ne daten 4 maj 1942, Qemal Stafes iu caktua nje detyre nga udheheqesi i PKSH-se, Enver Hoxha, per te shkuar ne qytetin e Vlores. Qemali, duke qene ne ilegalitet te plote, strehohej ne nje shtepi tiranase, e cila nuk bente pjese te shtepite e dyshuara per strehim komunistesh. Vendndodhjen e tij ne ate shtepi e dinin shume pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjehere nuk ka dale me siguri nese ishte nje kurth prezenca e Qemal Stafes ne ate shtepi, apo ishte thjesht nje rastesi. Megjithate, gjate periudhes se komunizmit nuk eshte folur shume me kete teme pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjate asaj kohe per vrasjen e Qemal Stafes, ka bere qe pas viteve ‘90 te diskutohet qe vrasja e tij te kete ardhur si pasoje e ndonje drejtuesi te larte te Partise Komuniste te asaj kohe, qe ishte ne dijeni te vendndodhjes se tij. Por te gjitha keto dyshime nuk jane zbardhur ende, megjithese shpeshhere te njohurit apo personat qe kane qene deshmitare te asaj kohe, kane hedhur idene duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund te jete spiunuar. Fakt eshte qe djali 21-vjeçar nuk arriti te realizonte dot deshirat dhe synimet qe ai kishte.

4- Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfare ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset ne vendimmarrjen e Hoxhes, pse i prishi marredheniet me Titon dhe çfare synonte me refuzimin e planit Marshall?

Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet ne histori si diktator qe ka eliminuar me radhe bashkepunetoret e tij me te ngushte. Qysh nga vitet e Luftes, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijne per Qemal Stafes, vdekja e te cilit edhe ne ditet e sotme eshte e mistershme. Kulmi eshte denimi i Koçi Xoxes, apo dhe vetevrasja e Nako Spiru. Ne vitin 1948 Hoxha prishi marredheniet me nje nga aleatet e tij te ngushte, qe drejtonte Jugosllavine, Jisif Tito. Nje vit perpara kesaj, Enver Hoxha kishte refuzuar te merrte pjese ne planin Marshall. Fakti qe Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi dhe per faktin se do te cenohej ndjeshem marredhenia me Stalinin, qe aso kohe ishte aleati me i ngushte i Shqiperise dhe i vete pushtetit komunist. Plani Marshall, si nje plan per rimekembjen e ekonomise, nese do te pranohej nga Shqiperia, do te sillte nje sere perparimesh ne vend. Edhe sot kane mbetur mister bisedat e Hoxhes me Stalinin per te refuzuar propozimin amerikan.

5- Arsyet e eliminimit te disa figurave kryesore qe ishin bashkepunetore te tij si Koçi Xoxe dhe te tjere, jane padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marre ne varr.

Misterin per denimin e Koçi Xoxes, fare mire e zbardh deshmia e Prokurorit te Pergjithshem te asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siç deklaron vete Spahiu, ai u detyrua qe te deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor. Duhet thene qe pendimi i Bedri Spahiut behet me i besueshem kur kujton qe keta te dy kishin marredhenie jo fort te ngrohta. Me vdekjen e tij, Koçi Xoxe mori dhe shume mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllaveve? Kishte plane per rrezimin e Enver Hoxhes, donte apo nje rilidhje me shtetin fqinj, keto e te tjera mistere mbulohen me trupin tij. Gjate gjithe periudhes qe Enver Hoxha ishte gjalle, deri ne vitin 1985 propagandoi me te madhe qe Koçi Xoxe e kishte tradhtuar ate vete, por edhe atdheun, duke punuar per armiqte me te medhenj, siç i cilesonte Enver Hoxha, jugosllavet. A ishte Koçi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e denoi Enveri me nje motivacion te tille absurd po t’u referohesh rrethanave te kohes?

6- Pse i prishi Shqiperia marredheniet me Jugosllavine, Rusine dhe me pas me Kinen, çfare qellimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kerkoi aleate te rinj ne vendet komuniste?

Pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavet, Enver Hoxha, nje dekade e gjysme me vone u prish dhe me ruset, te cilet sipas tij kishin shkelur vijen marksiste-leniniste dhe nuk perfaqesonin me as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi per historiane te ndryshem, pasi eshte e pamundur qe te gjesh nje arsye te vertete perse Hoxha largohet nga aleati i tij me i madh qysh prej ardhjes ne pushtet. Pas BS, Enver Hoxha afrohet me Kinen, e cila po e ndihmonte mjaftueshem ekonomikisht vendin tone. Mirepo dhe kjo marredhenie do te pesonte krisje ne menyre te pashpjegueshme. Politika e Shqiperise ishte nje gershetim i maoizmit dhe respektit per Stalinin, busti i te cilit ishte karakteristike ne çdo qender te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise. Por, pavaresisht borxhit ekonomik te Shqiperise ndaj Kines, i cili zinte nje pjese te madhe te mallrave te importuara ne vend, qe nga letrat higjienike, e deri tek traktoret, sloganet qe vleresonin miqesine Shqiperi-Kine, shiheshin shume rralle. Thuhej se Hoxha nuk ishte i kenaqur me pajtimin e Kines me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne vend gjendeshin shume pak keshilltare kineze. Ata te gjithe mbanin veshje perendimore. Ne historiografine e Shqiperise, prishja e marredhenieve te Shqiperise me tre aleate te rendesishem te saj, eshte ende e pazbardhur dhe do te duhet ende nje kohe e gjate per ta zbardhur.

7- Si ruhej Enver Hoxha, çfare te vertete ka lidhur me sozite e tij dhe kush ishin ata qe Hoxha i shikonte realisht si armiq te tij?

Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja qe ka munduar prej kohesh shqiptaret, ka marre pergjigje nga me te ndryshmet. Por ne vend qe te sqaronin, ato e kane dendesuar edhe me teper mjegullen rreth temes intriguese. Sozite e tij, me se shumti ishin manekine, pra njerez qe mbanin veshur brenda makines gjate udhetimit, vetem rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane “luajtur” kurre Enver Hoxhen jashte hapesires se brendshme te “Mercedezit” te zi. Megjithese askush nuk e pranon kete fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizem, si nje nga shume enigmat qe kane shoqeruar regjimin komunist ne Shqiperi. Por, per te kuptuar me se miri detyren specifike ekstra te kater sozive te diktatorit, mjafton te permendet nje fakt i panjohur: Megjithese ata kane siguruar ne 46 vjet pa nderprerje jeten e Hoxhes, ne dhjetera e qindra dalje te tij ne publik, portreti i tyre nuk figuron ne asnje prej mijera fotografive te publikuara te ish kreut te shtetit. Madje as ne njeren nga fotot e albumit te madh e luksoz te botuar me rastin e 80 vjetorit te lindjes se Enverit.

8- Ka pas nje plan te CIA-se per te eliminuar Enver Hoxhen? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikaneve, kur nderkohe ishte krahu i djathte i Hoxhes?

9- Pse i prishi marredheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun, cilin kerkonte Enveri te linte pasardhes te tij, a ishte Ramiz Alia njeriu qe po projektonte per te drejtuar vendin? Çfare kishte biseduar me Hysni Kapon deri ne vitin 1979?

Para vdekjes misterioze te Mehmet Shehut, Byroja Politike gumezhinte me historine roze te djalit te kryeministrit dhe fanatiket e luftes se klasave luftuan me mish dhe me shpirt qe çifti te ndahej. Por, dilema me e madhe edhe sot e kesaj dite eshte nese historia e Silva Turdiut u perdor si arme ne luften e brendshme te Byrose, apo ajo ishte thjesht nje viktime ne kurthet e Bllokut? Ne debatet e shumta te eksperteve dhe historianeve, kur flitet per kryeministrin me jetegjate te regjimit komunist, jepen detaje qe tregojne se ne nivelet e larta te Partise Komuniste, Shehu kishte jo pak kundershtare, te cilet luftonin me çdo mjet qe te gjenin prova per ta rrenuar karrieren e tij. Njera prej armeve qe u perdor ishte vajza me biografi jo te mire qe hyri ne shtepine e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza te tjera, te cilat lidhen me motive te tjera, te cilat e shtyne kryeministrin t’i jepte fund jetes. Gjithsesi, prishja e nje lidhjeje perfundoi me nje fund tragjik edhe per Mehmet Shehun dhe rrenimin e familjes se tij. Po ashtu, disa kohe me vone Enver Hoxha denoi Ministrine e Brendshme, te ciles i kishte besuar nje pjese te mire te pushtetit. Edhe denimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz. Ka shume hipoteza lidhur me denimin e tij. Ato qe me shume duket se kane zene vend, jane hipotezat e frikes se Hoxhes per marrjen e pushtetit nga nje njeri i cili dilte nga sfera e influences se tij. Mendohet se Hoxha si pasardhes te tij kishte parashikuar Hysni Kapon. Por vdekja e tij ne vitin 1979 prish planet dhe ne skene del ideja e Ramiz Alise. Per te trasheguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej te largoheshin njerezit me te forte siç ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.

10 – Misteri i fundit eshte padyshim semundja dhe vdekja e Enver Hoxhes. Pse u mbajt semundja dhe vdekja, e fshehte per nje kohe te caktuar?

Enveri ishte nje koleksion semundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, me 1983-in dhe 1984-en, kishte humbur gati krejtesisht syte ne menyre te pakthyeshme, nderkohe qe dy dite para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashme eshte shkruar mjaft per faktin se diabeti i rende kishte ndikuar ne kete fund te keq. Humbja progresive e mundesive te tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij te tmerrshem, ate pushtet, qe njerezit e tij te aferm, me nje fshehtesi gjithnje e me te madhe, e ruanin deri ne absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Momentet e fundit te Hoxhes jane shoqeruar nga hije dyshimi te medha. Dyshimtare te kohes tregojne se vdekja e tij u mbajt e fshehte per dy dite. Me 11 prill te 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqerua me homazhe madheshtore, sa ne psikozen e njerezve u duk se nga ai moment e pas Shqiperia nuk do te kishte me te ardhme. Trupi i tij u vendos ne varrezat e deshmoreve. Shume pikepyetje u ngriten asokohe, nese do te ishte Piramida vendi ku do te vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here