Basha: Me reformë pa zgjedhje të lira, gjyqtarë e prokurorë do përfundojnë si Borselino e Falkone

0
193
Foto: Hamza Hatika
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka sjellë një shembull domethënës për të ilustruar atë që mund të ndodhë nëse opozita pranon reformën në drejtësi pa zgjedhjet e lira dhe demokratike: Fatin e dy gjykatësve të famshëm italianë Paolo Borsellino dhe Giovanni Falcone që u vranë nga mafia.

“Ta zëmë për një moment me të vërtetë se reforma në drejtësi nuk ndodh ashtu si e ka projektuar Edi Rama për pushtetin e  tij dhe ne ia dalim të zgjedhim gjyqtarë e prokurorë të ndershëm. Po çfarë ndodh nëse nuk kemi zgjedhje të lira e të ndershme nëse nuk e shkëputim politikën nga krimi?! Këta do të vihen në shenjestrën e krimit dhe politikanëve të korrupturr dhe do të kenë fatin e Borselinos e Falkones që në luftë me mafian gjetën vdekjen.

Kjo është e vërteta e Shqipërisë sot. Nuk është drejtësia e korruptuar që solli krimin. Është politika e korruptuar që polli drejtësinë e korruptuar që ka nevojë për të dhe që është gati të shtrembërojë edhe vullnetin popullor për interesa të saj dhe ka vetëm një ilaç, vetëm një melhem: Zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Lexo edhe:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here