Video / Gol dhe asist, Armando Sadiku afron Luganon me Europën

0
181

Java pushim duket se i ka shërbyer Armando Sadikut për të gjetur formën më të mirë dhe për të dhënë kontributin e tij për Luganon duke e ndihmuar që të merrte një fitore shumë të rëndësishme përballë Sionit të vendit të tretë në klasifikim dhe për të synuar Europën.

Në këtë sfidë, sulmuesi rreshtohej përkrah Alioskit dhe brenda pak minutash, kjo dyshe shpërbeu plotësisht mbrojtjen e Sionit duke shënuar 3 gola në 25 minutat e para. Te të gjitha rastet ishte Alioski që realizoi, dy gola me penallti dhe një falë asistit perfekt të Sadikut.

sadikuuuuu

Por Sion u kthye në garë me dy gola të shpejtë duke vënë në diskutim rezultatin e ndeshjes. Megjithatë, në fillimin e pjesës së dytë, Alioski i ktheu borxhin Sadikut me një harkim të bukur nga e majta. Po aq i bukur ishte edhe kontrolli i topit i Sadikut dhe më pas gjuajtja e tij e fortë që nuk i la kohë të reagonte portierit kundërshtar për të shënuar golin e 4-2 që do të rezistonte deri në minutën e fundit.

Ky ishte goli i 6 në 8 ndeshje të luajtura me Luganon për Sadikun, që konfirmohet si një nga sulmuesit më të fortë në kampionatin zviceran të futbollit.

asdasdsadasdasdsad

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here