Skema e vrasjes, Artan Hoxha: U qëllua 8 herë, autori ishte vetëm

0
231

Vetëm një ditë pas ekzekutimit të ish-kryepolicit Artan Cuku në hyrje të pallatit ku banonte në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë është rindërtuar skena e krimit.

Gazetari investigativ Artan Hoxha rindërton të gjithë skemën e krimit ku sipas tij vrasësi është një dhe ka vepruar i vetëm për të finalizuar aktin makabër që kishte marrë përsipër.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, gazetari Hoxha thotë se një person i dyshimtë është parë nga bashkëshortja e Cukut në hyrje të pallatit, madje ajo ka folur më të.

“Duke u kthyer në banesë ajo ka parë një person në sheshpushimin e pallatit. Ka qenë një person me kapele, i ka folur dhe i ka thënë se çfarë bënte aty”,- thotë Hoxha, shkruan BW.

“Duke u kthyer në banesë ajo ka parë një person në sheshpushimin e pallatit. Ka qenë një person me kapele, i ka folur dhe i ka thënë se çfarë bënte aty”,- thotë Hoxha.

Po sipas tij, ky person me kapele është edhe ekzekutori i vetëm, personi që ka qëlluar mbi Cukun në momentin që hynte në ashensor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here