Rindërtohet skena e vrasjes/ Ish-kryepolici i Vlorës u qëllua 5 herë. Si i zunë pritë atentatorët

0
185

Kanë kaluar më shumë se 12 orë nga ekzekutimi i ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit pranë banesës së tij në kryeqytet, ngjarje që tronditi Tiranën dhe jo pak opinionin publik.

Gazetarja Dorjana Bezat ka parë nga afër skenën e krimit dhe është njohur me të tjera detaje të vrasjes së rëndë që i mori jetën oficerit të policisë Artan Cuku duke siguruar edhe foton e momentit të parë të viktimës shtrirë para ashensorit.

Gazetarja raportoi për “BalkanWeb” se Artan Cuku është qëlluar 5 herë, 4 plumba i janë zbrazur në gjoks dhe një në kokë.

Po kështu mësohet që kanë qenë dy vrasës. Një prej atentatorëve e ka pritur në hyrje të pallatit dhe tjetri ka qenë i fshehur brenda, ky dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor që ka qëlluar mbi Cukun duke e lënë të vrarë. Plumbi në kokë ka qenë fatal, pasi sipas dëshmive për gazetaren Bezat, pas këtij plumbi, ish-zyrtari i policisë është shembur përtokë.

Artan Cuku, 42 vjeç, u ekzekutua dje në mbrëmje rreth orës 20:00 nga persona ende të paidentifikuar nga policia, pranë banesës së tij, në një pallat në Rrugën e Kosovarëve, gati 150 metra larg digës së Liqenit Artificial.

Ndonëse grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve pranë vendit të ngjarjes, ende nuk ka të dyshuar. Cuku ka mbajtur disa pozicione drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit, nëndrejtor i Policisë së Tiranës dhe Drejtori i Policisë së Vlorës etj.

Para ngjarjes mësohet 42-vjeçari ka qenë i ulur në një nga lokalet e zonës. Dyshimet e para në lidhje me motivin e ngjarjes janë ato të vrasjes për shkak të detyrës së tij si ish-punonjës policie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here