Milan dhe Roma shkatërrojnë kundërshtarët, Interi humbet sërish. Pak minuta edhe për Ajetin (Video)

0
152

Java e 31 e “Seria A” startoi dje me 3 sfida por sot janë luajtur pjesa më e madhe e ndeshjeve që prodhuan jo pak surpriza.

 

 

Rezultati më i thellë është regjistruar nga kuqezinjtë e Montella-s që mposhtën Palermon në “San Siro” 4-0. Milani që vinte pas një barazimi me Peskarën ka realizuar katër herë falë Suso, Pasalic, Bacca dhe Deulofeu.

All Goals & Highlights HD – AC Milan 4-0… by Goal-Free-Kick
Një fitore që vlen shumë për Milanin pasi jo vetëm kalon Interin në renditje, kundërshtarin më të madh, por edhe merr një tre pikësh me mjaft vlerë në luftën për një vend në Kupat e Europës sezonin tjetër.

All Goals & Highlights HD – Bologna 0-3 AS Roma… by JuventusFans
Edhe Roma ka bërë detyrën në transfertë duke mposhtur bindshëm 3-0 Bolonjën dhe mbajtur hapin e Juventusit që fitoi dje 2-0 kundër Chievo-s. Për verdhekuqtë realizuan Fazio, Salah dhe Dzeko. Roma renditet e dyta me 71 pikë, 6 më pak se bardhezinjtë.

All Goals & Highlights HD – Crotone 2-1 Inter… by arcturusmedia33
Interi vazhdon të surprizojë dhe jo për mirë. Pas humbjes në shtëpi kundër Sampdorias, zikaltërit u mundën sërish në transfertë kundër Crotone me rezultatin 2-1. Një situatë aspak e mirë për ekipin e Piolit që pasi “lau duart” me ‘Champions League’ rrezikon të bëjë të njëjtën gjë edhe me ‘Europa League’. Inter renditet i 7 me 55 pikë.

All & Goals & Highlights Cagliari 1-3… by lifefootball
Pak minuta regjistroi në fushë Arlind Ajeti sot në sfidën që Torino fitoi kundër Cagliari-t në transfertë 2-3. Mbrojtësi i kombëtares Shqiptare hyri në fushë si zëvendësues në të 66 minutë pasi nga loja u largua Carlao.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here