Meta flet më hapur se kurrë: Boll me arroganca dhe ultimatume, Shqipëria vlen më shumë se karrigia e pushtetit

0
349

Në një takim me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Ilir Meta shprehu mesazhe të qarta për liderët e PS dhe PD, Rama e Basha që të mos mbajnë peng të ardhmen e vendit me arrogancën e kokëfortësinë e tyre.

 

 

Meta tha se atij nuk i dhimbset karrigia e tij apo e ministrave të LSI-së për t’i dhënë një zgjidhje Shqipërisë.

“Çdo politikan mund të jetë peng i të kaluarës së tij, por kjo asnjëherë nuk mund të jetë një fatkeqësi për vendin e çdo politikani. E ardhmja e vendit nuk mund të merret peng nga askush që mendon më shumë për karrigen dhe pushtetin e tij se sa për paqen dhe stabilitetin e vendit të tij dhe qytetarëve të tij. Ndaj nuk kemi asnjë minutë për të humbur  as me arrogancën e njërës palë, as për ultimatumet e palës tjetër për t’i dhënë Shqipërisë zgjedhje të pranuara nga të gjithë. Nuk na dhimbsen as karriget tona, as të Ilir Metës as të ministrave të LSI-së për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë e për të mos u bërë turpi i Europës në vitin 2017. Të mos pengohet nga arroganca dhe kokëfortësia që vetëm vonon Shqipërinë të jetë vend normal” tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here