I vidhnin postën, u shokua kur e zbuloi se kush po e bënte! (Video)

0
331

Michael Umphray, 65, ishte në mëdyshje se pse letrat ishin duke humbur nga kutia e tij postare, e vendosur jashtë oborrit të shtëpisë së tij, për rreth pesë javë me radhë.

Por, kur ai vendosi të përgjonte se për çfarë bëhej fjalë në të vërtetë, mbeti tërësisht i shokuar.

Një video 44 sekondëshe tregon këshilltaren e famullisë, Joy Harbottle, 68, duke iu afruar shtëpisë së tij menjëherë pasi postieri fut një letër në kutinë postare të tij.

Siç ka thënë zotëria, pronar i shtëpisë, ajo e bënte këtë vetëm për ta gjuajtur në koshin e mbeturinave të saj.

“Ajo kurrë nuk ka qenë e vrazhdë për ne, por unë nuk e di pse do ta bënte këtë”.

Policia ka konfirmuar se ata kanë kontaktuar me zonjën në fjalë por se nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm.

Umphray dhe gruaja e tij kanë jetuar në fqinjësi me zonjën Harbottle për rreth 10 vjet në një fshat në zemër të Sherwood Forest, Angli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here