Edhe 24 orë drejt pikës Zero?!

0
237

Numërimi mbrapsht, po ecën me shpejtësi. Kanë ngelur vetëm 24 orë për të mësuar përfundimisht se në çfarë drejtimi do të shkojë klima e këtyre zgjedhjeve. Sipas Kodit Zgjedhor, partitë duhet të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në të kundërt hyrja e Partisë Socialiste në zgjedhje pa Partinë Demokratike dhe opozitën në bllok, bëhet një fakt i kryer ligjor. Tashmë domosdoshmëria e një marrëveshje nuk pret më për ditë, por për orë. Përndryshe kush po i saboton do të mbajë përgjegjësinë e të panjohurës që vjen pas krizës së përgjithshme.

E ndërsa dita e hënë po afron me shpejtësi, mes dy liderëve kryesorë të politikës shqiptare, Edi Rama dhe Lulëzim Basha, nuk ka shenja as për një ulje në tavolinë e jo më për marrëveshje. Ndërkohë që Lulëzim Basha është artikuluar qartë me seriozitetin e situatës që po kalon vendi, se mbi çfarë bazash duhet të zhvillohen, kryeministri Rama gjatë ditëve të fundit vetëm i ka hedhur edhe më tepër benzinë zjarrit. Duket i vendosur në rrugën e tij, për të mos dëgjuar zërat për kapërcimin e situatës nëpërmjet një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët, përfshi edhe dy aleatët në koalicionin tashmë formal qeverisës, ai po përdor një gjuhë cinike dhe tallëse në rritje.

Kreu i opozitës sot nga Çadra u tregua më i vendosur se kurrë, duke deklaruar se nesër partia e tij dhe aleatët nuk kanë ndërmend të regjistrohen në KQZ për tu bërë kështu pjesë e farsës elektorale që ka planifikuar Rama. Ky i fundit nuk po jep asnjë shenjë se ka reflektuar gjatë këtyre orëve të fundit, përkundrazi, po shfaqet euforik duke treguar se ka dëgjuar krahun radikal brenda Rilindjes i cili e këshillon për një përplasje finale dhe pa kushte. Oligarkët në mbipeshë dhe narkotrafiku, duket se kanë “fituar” betejën e parë që kur u dekonspiruan, jo vetëm nga opozita por edhe media dhe ndërkombëtarët. Në pamje të parë, duket sikur ata kanë përballë vetëm Çadrën dhe Lulëzim Bashën.

Koha do ta vërtetojë. Numërimi mbrapsht po shkon drejt Zeros!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here