E arrestojnë për armëmbajtje pa leje por…. (VIDEO)

0
275

Është filmuar një moment interesant kur një burrë ndalohet nga policia të cilët e kontrollojnë, por mbeti i shokuar për faktin se nuk arritën t’ia gjejnë revolen që e kishte fshehur në brez.

Gjashtë policë, dy femra dhe katër meshkuj, mund të shihen në video duke e kontrolluar një burrë me ngjyrë i cili dyshohet se mbante armë pa leje .

Por ngjarja bëhet më interesante në momentin që ata ia heqin prangat dhe i thonë se është i lirë. Në ato momente ai ngrit lart bluzën dhe i tregon atyre se në brez kishte të fshehur një revole.

“E shihni se si nuk arritën ta gjejnë revolen që e kam fshehur afër rripit.  Gjithmonë e filmoj veten sepse policët vazhdimisht më prangosin pa kurrfarë arsye. Ata më prangosën, por nuk më kontrolluan nëse kisha me vete ndonjë armë”, ka deklaruar burri.

Videoja raportohet se është filmuar në Richmond, Virginia në maj të këtij viti, por dje është postuar në internet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency