DETAJE/ A është njëri nga 11 të arrestuarit vrasësi i Artan Cuku?

0
318

Policia e Tiranës, ka shoqëruar së paku 11 persona në cilësinë e të dyshuarve për vrasjen e ish-drejtorit të policisë, Artan Cuku. Ndërkaq policia ka 30 milionë lekë të vjetra shpërblim për këdo që jep informacione dhe të dhëna për autorët e mundshëm të atentatit.

Njëri prej tyre, është rreth 1.70 cm i gjatë përputhet me karakteristikat e një personi të dyshuar i cili është parë të lëvizë pas atentatit në rrugën përbri pallatit ku banonte ish- drejtori i Policisë së Vlorës Artan Cuku. Ekspertët, po ekzaminojnë rrobat e tij nëse ka mbetje baruti si dhe pritet të marrin kampione të ADN-së.

Imazhet e këtij personi janë kapur nga kamerat e një supermarketi pranë vendit të ngjarjes, ndërsa lëvizte në këmbë dhe ecte me vrap.

Personi i dytë që ka marrë pjesë në atentat sipas burimeve të policisë dyshohet se ka marrë një drejtim tjetër. Në pamjet që posedon policia personi mban veshur një palë xhinse dhe një kapele të bardhë dhe dyshohet se është rreth 1.70 cm i gjatë.

Këto pamje, por edhe pamje të kamerave të bizneseve të tjera të zonës janë sekuestruar nga policia për t’u këqyrur me qëllim krijimin e një proli të përafërt të autorëve. Po kështu nga dëshmia e marrë banorëve të pallatit që janë përballur me dy autorët është mësuar se
ata kishin dialekt nga zona veriore e Shqipërisë.

Kjo ka bërë që policia të ngrejë si pistë kryesore atë të vrasjes që lidhet me hakmarrjen, nga familja e një personi të vetëvrarë në komisariatin e policisë nr. 4, kur Cuku kryente detyrën e shefit të komisariatit.

Po kështu grupe të ndryshme të FNSH-së dhe të policisë kanë krehur të gjithë zonën përreth për të bërë të mundur gjetjen e armëve të mundshme të përdorura në atentat. Një qese me një palë rroba është gjetur nga policia pranë ish- postës nr. 8, por se ato rroba, nuk përputhen me ato që mbante personi që shfaqet në kamera. / Tv Klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here