Basha thirrje të fortë Ramës: Hiq dorë nga kërcënimet, mos i fryj dasisë mes shqiptarëve se ne…

0
219
Foto; Hamza Hatika

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministri Edi Rama që të heqë dorë nga kërcënimet dhe përçarja e qindra mijëra shqiptarëve. Me anë të një statusi në ‘Facebook”, Basha është shprehur se te mos i quaj shqiptarët te mjerë.

Statusi i plotë

Deklaratat e ditëve të fundit të Edi Ramës për qëndresën e qindra mijëra shqiptarëve kundër qeverisë së tij kanë qenë përçarëse dhe përçmuese ndaj tyre. Në emër të tyre i drejtohem drejtpërdrejt Edi Ramës:

Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja. Mos i fryj dasisë mes shqiptarëve se ne, që ti na quan të mjerë, vijmë nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës. Ne jemi kudo, gegë dhe toskë, muslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë, që pranojmë dhe nuk do të lejojmë një një gjë, qeverinë e lidhur me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin. Unë jam me të mjerët dhe ne jemi shumica e bashkuar për Republikën e Re, kurse ti ke zgjedhur milionat e kriminelët e parfumosur.#NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here