Video / Paqe mes shqiptarëve në Serinë A, Veseli dhe Memushaj kënaqen me 1-1

0
167

Dueli i sotëm mes shqiptarëve në Serinë A, Veseli-Memushaj, është mbyllur në paqe. Empoli i mbrojtësit priste Peskarën e mesfushorit të përfaqësueses në një ndeshje shumë të rëndësishme për mbijetesën pasi Empoli vazhdon të jetë mes skuadrave që rrezikohen disi në renditje, ndërsa Peskara ka pushtuar prej javësh fundin e tabelës së klasifikimit.

 

Të dy futbollistët ishin titullarë në këtë sfidë, me Veselin që luante qendërmbrojtës për Empolin, ndërsa Memushaj ishte si regjisor në mesfushën e skuadrës së Peskarës. El Kaduri për vendasit dhe Kaprari për miqtë realizuan që në pjesën e parë të takimit, në barazimin 1-1, ku Veseli u vu në vështirësi disa herë në fillimin e sfidës por më pas rriti nivelin e lojës së tij duke zgjidhur disa situata të vështira.

veseli

Ndërsa Memushaj nga ana tjetër ishte një rrezik konstant për Empolin jo vetëm me pasimet e sakta për shokët e skuadrës, por edhe me goditjet nga jashtë zonës që janë “specialiteti” i tij.

Në fund, barazimi i ka shkuar më shumë për shtat Empolit, që merr një tjetër pikë të rëndësishme Për mbijetesën. Kurse Peskara ka filluar që tani të mendojë për Serinë B dhe lojtarët që Zeman do të mbajë në skuadër në edicionin e ardhshëm

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here