Senatori amerikan: Rusët janë të këqij njësoj si presidenti sirian Asad

0

Senatori amerikan John McCain ka komentuar zhvillimet më të fundit në Siri ku SHBA-të kanë ndërmarrë disa sulme ajrore kundër bazave ushtarake të presidentit Asad, pas sulmeve me gaz kimik të regjimit që mbështete nga Rusia.

 

 

Gjatë një interviste për CNN senatori amerikan tha se rusët janë njësoj të këqij si Asadi në Siri.

“Ata janë njësoj të këqij si Bashar al Asad. I kanë ndihmuar me bomba e armë! Aeroplanët luftarakë rusë me armë të precizitetit të lartë janë ata të cilët kanë goditur spitalet në Alep. Ata kanë dërguar dronë, identifikuan spitalet dhe i goditën”, është përgjigjur senatori amerikan në pyetjen nëse beson se Rusia ishte në dijeni për sulmin kimik, të cilin e kryen forcat e presidentit Asad./bw

Lini nje pergjigje