Mediu në Samitin e Lirisë: Politika dhe shoqëria jonë vuan akoma pasojat e komunizmit

0
176

Kryetari i Partisë Republikane zoti Fatmir Mediu, mori pjesë në Samitin e Lirisë të organizuar nga “Aleanca e Partive Konservatore dhe Reformiste Evropiane” (ACRE).

Ky aktivitet vjen në 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik dhe Shqipëria është zgjedhur pikërisht si një nga vendet që ka vuajtur më shumë nga pasojat e diktaturës dhe ideologjisë komuniste. Në panelin e këtij samiti, dy folësit kryesorë sot ishin; Daniel Hannan, sekretari i përgjithshëm i ACRE, një nga politikanët konservatorë më me ndikimin në Britani, por ashtu edhe me mjaft i përkrahur për idetë e tij nga republikanët amerikanë. Ai gjithashtu është një prej personaliteteve politikë dhe zërave  të fortë që kanë mbështetur procesin e Brexit. Folësi tjetër ishte kryetari i PR-së, (anëtarësuar një ditë më parë në ACRE) zoti Fatmir Mediu.

Në fjalën e tij, zoti Mediu bëri një pasqyrë të plotë përpara të pranishmëve nga gjithë Evropa, për vitet e tmerrshme që Shqipëria ka kaluar nën diktaturën më të egër në bllokun e lindjes, për krimet monstruoze, për shtypjen e lirisë, për mohimin e mendimit dhe ndalimin e besimit, duke e kthyer shoqërinë shqiptare në një nga shoqëritë më të dhunuara dhe të deformuara. “Për fatin tonë të keq, ne akoma vuajmë edhe sot kësaj dite pasojat e këtij deformimi, të cilat reflektohen qartazi në politikën shqiptare, duke e kthyer atë në një pengesë dhe jo në një shtysë për të ecur drejt familjes së madhe evropiane” u shpreh zoti Mediu.

Gjithashtu në fjalën e tij, zoti Mediu theksoi se edhe kriza e sotme politike, ku opozita ndodhet në shesh duke protestuar vjen si pasojë e mendësisë komuniste, gati totalitare, me të cilën po qeveriset Shqipëria, duke tentuar kësisoj të mohohet e drejta për të votuar si qytetarë evropianë, duke e kthyer Shqipërinë në një vend ku nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

2017, 100 vjet revolucion bolshevik

2017 shënon vitin e njëqindtë të Revolucionit Bolshevik. Megjithatë, në pjesën më të madhe të Evropës, e keqja e bërë në emër të marksizëm-leninizmit është harruar.

Samiti I Lirisë në Evropë do të nxjerrë në pah, jo vetëm ligësinë e komunizmit, por edhe antivlerat e këtij sistemi, cka u reflektuan edhe në rindërtimin e kapitalit njerëzor dhe shoqëror për përfundimit formal të diktaturës. Asnjë vend mund të jetë më i përshtatshëm për këtë konferencë se Shqiperia.

Diktatura 47-vjeçare komuniste e Enver Hoxhës ka shënuar periudhën më të errët në historinë e Shqipërisë. Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore janë u shkelën me këmbë, partitë politike u nxorën jashtë ligjit dhe opozita u ekzekutua, toka dhe prona u  konfiskua, liria fetare u grimcua deri sa u ndalua me ligj, jeta shoqërore dhe institucionet kulturore u shkatërruan. Sot, ashtu si shumë vende të tjera post-komuniste, Shqipëria mbetet një vatër e kapitalizmit mik, korrupsionit, trafikimit, dhe varfërisë.

Prandaj Shqipëria, si shumë shoqëri post-komuniste dhe post-autoritare, është e pjekur për përparimin e ideve të tregut të lirë: për zëvendësimin e ndihmës, granteve dhe korrupsionit me demokracinë, sundimin e ligjit dhe të kapitalizmit.

Prandaj për këto arsye, Lëvizja Konservatore pan-evropiane, Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistët në Evropë (ACRE), ka zgjedhur Tiranën për të organizuar Samitin e Inaugurues të Lirisë në Evropë. Kjo zgjedhje amplifikon edhe një herë mesazhin për të gjithë ata vende që vuajtën prapa Perdes së Hekurt dhe për të gjithë ata që u përballën me kërcënimin e shtypjes nga komunizmi.

Punimet e këtij samiti, do të kenë në qendër të diskutimeve tematika që janë në thelb të diskutimeve për ndërtimin dhe forcimin e shoqërive demokratike dhe pluraliste, ku shoqëritë janë të angazuara maksimalisht për të forcuar:

Lirinë individuale;  sovranitetin kombëtar dhe sipërmarrjen private;
Qeverinë përfaqësuese;
Zbatimin e ligjit;
Të drejtat që burojnë nga prona;
Taksat e ulëta;
Pluralizmin politik;
Fuqizimin ekonomik;
Tregtinë e lire;
Shoqërinë organike;
Lirinë fetare;
Konkurrencën dhe meritokracinë.

Përveç kësaj, Samiti ka për qëllim të forcojë lëvizjen konservatore, sidomos në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan, duke sjellë së bashku më shumë se 200 pjesëmarrës, duke përfshirë liderët e partive politike, ministra dhe përfaqësues nga më shumë se 30 vende dhe partitë politike evropiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here