Standard.al

FOTO-DETAJ/ Çfarë nuk u pa nga dita e 50 në “Çadrën e Lirisë”

0

Protesta e opozitës në çadrën para Kryeministrisë ka hyrë në ditën e saj të 50.

Në këtë ditë të rëndësishme përsa i përket kauzës që PD dhe opoziita ngre për vijimësinë e çështjeve në vend.

Sot diskutimi që kreu i PD pati ishte me persona të medias, se si e shikojnë ata kauzën dhe situatën politike në vend.

Mas bisedës së tyre, fjalën e ka marrë kreu i Pd Basha ku tha ndër të tjera se Pushteti i krimit dhe korrupsionit tashmë ka rënë.

Fjala e plotë

Sot për mua është dita të përulem me respektin më të thellë historik ndaj 50 ditëve, 1200 orëve të kësaj qëndrese historike, që në fakt përfaqësojnë miliona orë të jetës së qindra-mijëra shqiptarëve në bashkimin më të madh popullor për liri dhe demokraci të vërtetë.

Nisi si domosdoshmëri, vazhdoi si sakrifice, dhe sot, siç e thanë të pranishmit në këtë agorë, përfaqësuesit e medias e në veçanti rinia shqiptare, është shpresa, ëndrra dhe e nesërmja e Shqipërisë së re. E një Shqipërie, e cila me të vërtetë u zhyt në dëshpërim, në varfëri, në mjerim, në depresion në këto katër vite të shartimit të pushtetit me krimin dhe krimit me pushtetin, por, përkundër ofshamave të prindërve, përkundër dëshpërimit të rinisë, nuk iu dorëzua këtij fati të keq, por duke marrë forcë nga geni më mbijetues i racave europiane dhe nga virtytet më të pastra të shqiptarit ndër shekuj, i dha zë shpresë dhe forcë një populli i cili nuk dorëzohet, një populli i cili nuk nëpërkëmbet nga e keqja por çohet, ngrihet së bashku për ta mposhtur të keqen.

Kush e përjetoi dhe e përjeton këtë qëndresë ka krenarinë e jashtëzakonshme, siç e kam edhe unë sot që ti them vetes bashkëqytetar i juaji, bashkëkombës i juaji, shqiptarë si shqiptarët e sheshit të lirisë, shqiptarë si shqiptarët e çadrës së lirisë, shqiptarë si shqiptarët e qëndresës së lirisë, shqiptarë dhe patriotë si anëtar i kësaj lëvizje të madhe, historike dhe transformuese.

Detyrat tona janë të qarta, ta ndalim tiraninë. Po, qeverisja jashtë Kushtetutës dhe jashtë ligjit, është tirani dhe tiranitë ndalen ose përmbysen.

Ky është mësimi i madh i demokracive të mëdha, është shkruar me germa të praruara në zemrën e demokracisë, në Uashingtonin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo thjesht si një nderim për popullin amerikan dhe luftën e tij për pavarësi dhe liri e dinjitet njerëzor, por si një kujtesë për pushtetarët vendas dhe ata të huaj që vizitojnë Uashingtonin. Një kujtesë e praruar në germa por e paguar me sakrificën e bijve dhe bijave të revolucionit amerikan, “Një qeveri jashtë ligjit është tirani dhe tirania përmbyset!”.

Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.