Analisti zbulon se çfarë i kërkoi Ilir Meta, Edi Ramës për të zgjidhur krizën politike

0

Analisti Ilir Kulla ka treguar se Ilir Meta i ka bërë një kërkesë Kryeministrit Edi Rama për të zgjidhur krizën politike në vend.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, Ilir Kulla tha se Meta i ka kërkuar Ramës që të tërhiqet nga posti i Kryeministrit, në mënyrë që opozita të futet në Parlament.

“Merru vesh me opozitën, dhe të bëjmë një qeveri të pranuar nga të gjithë për të bërë një palë zgjedhje për të cilën do e udhëheqësh ti koalicionin. I ka thënë tërhiqu nga pozicionet që ke tani se ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa opozitën.

Meta është 47 vjeç dhe ka 27 vjet në politikë dhe nuk është çmendur të shkojë në zgjedhje pa opozitën”, tha Ilir Kulla.

Lini nje pergjigje