Kur do të zgjidhet presidenti i ri? Meta shtyn procedurat pa afat

0
201

Zgjedhja e Presidentit të Republikës duhet të nisë 5 javë para shpërndarjes së parlamentit në rast zgjedhjesh parlamentare.

Por proceduarat për zgjedhjen e presidentit në Shqipëri po shtyhen në afate të pacaktuara nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i ka kërkuar dje kreut të Kuvendit, Ilir Meta, që të fillojnë procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Burime nga Konferenca e Kryetarëve bëjnë të ditur se Meta i është përgjigjur Ruçit se do të ketë një material nga Drejtoria Juridike e Kuvendit, ku do sqarohen procedurat e zgjedhjes së Presidentit, shkruan Panorama.

Kreu i Kuvendit nuk ka përcaktuar asnjë afat se kur do të nisin 5 raundet e votimit të kreut të ri të shtetit.

Sipas Kushtetutës, zgjedhja e Presidentit të Republikës nis 5 javë para shpërndarjes së Parlamentit në rast zgjedhjesh parlamentare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here